Maturantët kanë paralajmëruar se do të protestojnë ditën e nesërme në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit. “Hartimet e tezave kanë qenë skandaloze”, thuhet në thirrjen për protestë.
Maturantët më herët janë ankuar për padrejtësitë në tezat e provimeve me zgjedhje, si Biologjia, duke pretenduar se pyetjet kanë kërkuar detaje të panevojshme dhe nuk i janë përmbajtur programit orientues.
Në lidhje me pretendimet e maturantëve, ka patur dhe një reagim nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Në reagim, Kushi tha se po konsultohet me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...








