Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vend këtë pasdite.
Sipas të dhënave paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave, tërmeti ka qene me magnitudë 4.2 dhe thellësi 10 km.
Epiqendra llogaritet në fshatin Shezë të Elbasanit.
Lëkundjet janë ndjerë deri në kryeqytet, në katet e larta të ndërtesave.