Një tërmet i fuqishëm i shkallës 5.8 Rihter u ndje për rreth 30 sekonda në orën 07:53 të mëngjesit të djeshëm në Zelandën e Re. Por dëmet për fat kanë qenë të pakta.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ruajti qetësinë, kur ra ky tërmet në mes të një interviste që ajo po jepte drejtpërdrejtë.
Tërmeti u regjistrua në thellësinë 50 kilometra në kryeqytetin zelandez, Wellington. Kjo video u bë menjëherë virale në rrjet. Kryeministrja po intervistohej në godinën e qeverisë, e cila njihet si Kosherja e Bletëve.
“Po ndjejmë një tërmet këtu… është goxha goditje. Nëse shihni gjërat po lëvizin pas meje,” tha kryeministrja. “Kosherja e Bletëve lëviz pak më shumë se të tjerat”, tha ajo me shaka.
/ABC News/