Tërbaçi pret asfaltimin, Tavo bën pazarin e 3 miliardë lekëve me Xhavit Ismailin dhe Arben Avdulin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërbaçi pret asfaltimin, Tavo bën pazarin e 3 miliardë lekëve me Xhavit Ismailin dhe Arben Avdulin

12:07 | 01/02/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Banorët e Tërbaçit presin të asfaltohet fshati i tyre para zgjedhjeve, siç u ka premtuar kryetari i Bashkisë Himarë,  Vangjel Tavo. Por duket se do të ketë vetëm një prerje shiriti për fillim punimesh dhe projekti do të mbetet zvarrë. Kryetari e ka ndarë fondin për dy tendera për të kënaqur biznesmenë të njohur në aferat e prokurimeve, Arben Avdulin dhe Xhavit Ismailin.

Të dy janë mbingakuar në këtë moment me tendera që i kanë marrë dhe nuk po i fillojnë. Megjithatë, Tavo ua ka dhënë paratë e bashkisë pa pyetur për ligjin mbi prokurimet.

Tenderi për Avdulin me “Flamur të kuq”

Read more

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion –

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave –

Xhoana Nano kapet “mat” ne Tirane pas vdekjes se Fatos Nanos. Dalin foto e video. Ja cfare po bente –

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha –

Tenderi  që Tavo e ka ndarë për Avdulin është “Ndërhyrje në rrugët e brendshme Tërbaç”. Prokurimi i të ardhurave të Bashkisë e ka fondin limit 10 000 000,00 lekë dhe është hapur më 6 dhjetor 2024. Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ka qenë më 17 dhjetor 2024 dhe po atë ditë është mbajtur tenderi.

Në këtë procedurë kanë marrë pjesë 4 operatorë ekonomikë, por komsioni i Tavos e ka eliminuar konkurrencën.  Sipas urdhrit dhe delegimit të kryetarit Tavo, “AVDULI” SHPK është shpallur fitues me ofertën 7 815 232,00 lekë pa TVSH. Këtë e mësuam më 30 janar 2025 nga një njoftim në Agjencinë e Prokurimeve.

Meqenëse bëhej fjalë për Avdulin, komisioni i Tavos nuk ka pyetur se ka pasur oferta më të ulëta, po me ca kleçka i ka hequr të gjithë nga gara.

Konkretisht, oferta e kompanisë “DEHA 2010 S” sh.p.k ka qenë 6,690,000 lekë pa TVSH. Në mënyrë të paargumentuar kompanisë i është refuzuar mbështetja tek një nënkontraktor për përdorimin e disa mjeteve.

“Autoriteti kontraktor nuk e ka lejuar mbështetjen në kapacitetet e subjekteve të tjerë. Kësisoj, mbështëtja e OE ofertues DEHA 2010 tek “RROKU GUEST”, nuk do të merret në konsideratë”, njofton bashkia.

Nëse do të vlerësohej drejt kjo situatë, bashkia Himarë do të kursente mbi 31 milionë lekë për asfaltimin e fshatit Tërbaç. Tenderi është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”. Ky është përshkrimi i vlerësimit për tenderin.

 “Avduli” në overdozë tenderash

Kompania Avduli, ndërkohë ka marrë angazhime të tjera në punë publike të mëdha. Kështu, më 13 janar 2025, është favorizuar nga Ermal Dredha në tenderin e Bashkisë Vlorë “Rikonstruksioni i rrugës së 7 (shtatë) Pallateve”, me fond limit 12 417 883,00 lekë.

Natën e Vitit të Ri, më 31 dhjetor 2024, Avduli ka marrë nga bashkia Divjakë tenderin “Ndërhyrje emergjente nga erozioni dhe sistemimi i ujrave në fshatin Grabian, Kryekuq dhe Zharnec. Mbrojtje lumore në lumin Shkumbin. Prita nivelngritëse në kanalin kullues kryesor K 3-4 Bedat”. Fondi për këtë projekt është 51 207 401,00 lekë. Edhe këtë tender kompania Avduli e ka marrë me “Flamur të kuq“.

Këto dy tendera i kishte përfituar ndërkohë që akoma nuk ka mbyllur punën e bashkisë Vlorë sipas kontratës së tenderit „Zgjerimi i Varrezave të Qytetit të Vlorës, Sektori i Varrezave“, i zhvilluar më 19 nëntor 2024.

Kaq shumë tendera në të njëjtën kohë vetëm Arben Avduli mund t’i merrte. Ndërsa komisioni i Bashkisë Himarë duhet të merrte parasysh se ky operator nuk mund të kryejë kaq shumë punë njëherësh, vetëm nëse do të tolerohet në afat dhe cilësi!

Edhe Xhavit Ismaili e gjen rrugën për në Tërbaç

Një tender tjetër, që nuk ka pse të ishte më vete, lidhet sërish me fshatin Tërbaç. Objekti i tenderit është “Rikonstruksioni i rrugës lidhëse të fshatit Tërbaç me rrugën Nacionale“. Fondi limit  që ka caktuar grupi i ngritur me urdhër të kryetarit Tavo, është 269 166 667,00 lekë.

Tenderi është hapur më 5 dhjetor 2024, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ka qenë më 20 dhjetor 2024.

Megjithëse në këtë procedurë janë regjitruar 4 operatorë konkurrues, tenderi ka qenë krejtësisht fiktiv, sepse fituese e paracaktuar ka qenë “ALBA KONSTRUKSION” sh.p.k, e pronarit Xhavit Ismaili.

Firma e tij ka fituar me një ofertë prej 250 879 783,00 lekësh. Më 27 janar 2025, nga një njoftim i Agjencisë së Prokurimit publik mësojmë se janë skualifikuar të gjitha ofertat më ekonomike.

Një bashkim operatorësh propozonte ta bënte këtë punë për 1.97 miliardë lekë, por komisioni i Tavos nuk pyet për paratë e taksapaguesve.

Open Data Albania e ka vlerësuar tendering e Tavos me “Flamurin e kuq”, shenja e riskut të korrupsionit.

Por përse nuk pyet Tavo për ligjin mbi prokurimet? Ndoshta biznesmeni Xhavit Ismaili i ka ardhur kryetarit me porosi nga lart. Kompania e Ismailit nuk kishte pse të shpallej fituese kur është e angazhuar në një superprojekt të fituar pas favorizimit të fundit që i ka bërë Erion Veliaj.

Më konkretisht, bëhet fjalë për tendering 7 milionë euro “Rehabilitimi i fasadave & rrugës Luigj Gurakuqi deri tek sheshi Avni Rustemi (me parkim 2 kate nën tokë)”. Erion Veliaj skualifikoi 12 kompani dhe ia dha tenderin Ismailit më 7 gusht 2024. Kjo kontratë duhet mbyllur për 18 muaj, por punimet janë duke ecur ngadalë.

Me sa duket, Tavo po vazhdon në rrugën e paraardhësve të tij nga kjo zyrë, që përfunduan të akuzuar nga SPAK.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion –

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion –

nga 27
22:56 | 08/02/2026
0

Barazim spektakolar 2-2 mes Juventusit dhe Lazios në Torino. Pjesa e parë u mbyll me një gol të Pedros, në...

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave –

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave –

nga 27
21:48 | 08/02/2026
0

Lautaro Martinez është pjesë e historisë së Interit. Sulmuesi argjentinas me golin e shënuar në fitoren 5-0 të skuadrës së...

Xhoana Nano kapet “mat” ne Tirane pas vdekjes se Fatos Nanos. Dalin foto e video. Ja cfare po bente –

Xhoana Nano kapet “mat” ne Tirane pas vdekjes se Fatos Nanos. Dalin foto e video. Ja cfare po bente –

nga 27
21:08 | 08/02/2026
0

Xhoana Nano është shfaqur në Tiranë për herë të parë pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos. E veja duket...

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha –

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha –

nga 27
20:36 | 08/02/2026
0

Ish-presidenti Ilir Meta, ka dënuar sulmin ndaj avokatit të tij Kujtim Cakran. Meta ka bërë thirrje që autorët të identifikohen...

Para
Qerim Ismailaj nuk pyet se “Beqiri” ka ofertën më të shtrenjtë, i jep tenderin 520 MLN lekë

Qerim Ismailaj nuk pyet se “Beqiri” ka ofertën më të shtrenjtë, i jep tenderin 520 MLN lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion –

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion –

22:56 | 08/02/2026
Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave –

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave –

21:48 | 08/02/2026
Xhoana Nano kapet “mat” ne Tirane pas vdekjes se Fatos Nanos. Dalin foto e video. Ja cfare po bente –

Xhoana Nano kapet “mat” ne Tirane pas vdekjes se Fatos Nanos. Dalin foto e video. Ja cfare po bente –

21:08 | 08/02/2026
Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha –

Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha –

20:36 | 08/02/2026
Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield –

Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield –

20:18 | 08/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion –
  • Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave –
  • Xhoana Nano kapet “mat” ne Tirane pas vdekjes se Fatos Nanos. Dalin foto e video. Ja cfare po bente –
  • Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagojnë Meta dhe Berisha –
  • Një supergol dhe kartoni i kuq, Szoboszlai luftëtar i vetmuar në Anfield –
  • (VIDEO) Lecce fiton me Ramadanin në fushë, i largohet zonës së ftohtë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion –
  • Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com