Ministrja Krifca ka marrë fjalën në parlament, teksa mbizotëron një situatë e tensionuar.
Në një moment, Lindita Nikolla ka harruar mikrofonin hapur.
“Po e përjashtoj këtë (Flamur Noka) nga seanca. Jo mi, po e përjashtoj nga seanca”, shprehej Nikolla.
Flamur Noka hodhi akuza të forta në drejtim të Nikollës, duke thënë se ajo është një kukull politike.
“Je kukulla politike e Edi Ramës, pengmarrja politike ka marrë fund”, deklaroi Noka.