TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

13:15 | 24/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –

Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë –

Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –

Para se të jepte dorëheqje nga posti i drejtoreshës së AKSHI-it, për t’u përqendruar tek dosja e saj në SPAK, Mirlinda Karaçanaj i ka dhënë drejtim një super tenderi. Një kontratë afro 3.7 miliardë lekë është lidhur me oligarkun Grigor Joti!

Dhe kur në lojë është kompania “INFOSOFT SYSTEMS” SHPK, e themeluar nga Joti, rezervohet tender “sekret”. Procedura e zgjedhur e prokurimit është “me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit”.

Pra, është kryer pazar në tavolinë. Kjo është bërë me Urdhrin e Prokurimit Nr.2, datë 8 shtator 2025, të firmosur nga Mirlinda Karçanaj.

Kontrata ka si objekt “Mirëmbajtje e infrastrukturës së rrjetit qeveritar govnet”. Shërbimi kushton shumë. Vlera është vendosur aq sa ka dashur Joti.

Sipas procesverbalit të komisionit të tenderit të hartuar më 19 Janar 2026, “INFOSOFT SYSTEMS” SHPK ka propozuar ta bëjë mirëmbajtjen me 3 miliard lekë (305.649.000) pa TVSH si dhe afro 3.7 miliardë lekë  përfshirë TVSH (366.778.800) Lekë me TVSH.

Në këtë tender ka qenë e ftuar edhe kompania e  C.C.S. SHPK, me pronar Genci Likoskëndaj, e cila është skualifikuar qysh në fazën paraprake, duke i hapur rrugë “Infosoftit”.

Kështu e ka mbyllur Karçanaj këtë tender, duke përdorur kriteret sipas përcaktimeve të Ligjit Nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtes dhe sigurisë”.

Në vite, kompania “INFOSOFT” ka krijuar me ndihmën e Karçanajt monopolin për furnizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të shërbimeve qeveritare. Ndërsa marrja e këtyre fondeve shpesh është kryer në shkelje të ligjit për prokurimet.

Më 12 tetor 2020, u denoncua një rast flagrant i korrupsionit në Agjencinë Kombëtare të Informacionit, ku ish- drejtoresha Mirlinda Karçanaj është kapur duke dhënë tendera miliona lekësh në mënyrë të dyshimtë. Një nga këto ishte tenderi për “Blerje pajisje elektronike për Sistemin e Prokurimit Elektronik”. Kontrata u dha në mënyrë absurde pa asnjë garë reale, duke privilegjuar kompaninë INFOSOFT SYSTEMS të biznesmenit Grigor Joti.

Në këtë procedurë “Kërkesë për propozim”, mori pjesë vetëm një kompani dhe fitoi me ofertën që kapte 95% të fondit limit. Kjo tregon qartë se fituesi ishte i paracaktuar dhe procedura një farsë për t’i kaluar miliona lekë klientit të korrupsionit.

Ky rast është një dëshmi e qartë e praktikave që po vazhdojnë në institucionet shtetërore, ku tenderat jepen jo për nevojat reale, por për të ushqyer interesa private.

Më 12 qershor 2023, ish-shefja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, ka nënshkruar një tjetër kontratë gjigante: Një tender me vlerë 2.8 miliardë lekë – i cili shkon drejtpërdrejt në xhepat e Grigor Jotit!

“Përmirësimi i regjistrit qendror të personelit” është një alibi për zhvatjen e buxhetit të shtetit.

Ky tender, me objekt “Përmirësimi i regjistrit qendror të personelit” për Departamentin e Administratës Publike, është i mbështetur me fonde nga Buxheti i Shtetit. Por fakti më i rëndësishëm është se regjistri ekzistonte prej vitesh dhe funksiononte. Nuk ka asnjë nevojë reale për një “përmirësim” që kushton 2.8 miliardë lekë. Ky është një justifikim artificial për të justifikuar zhvatjen masive të parave publike.

Ndërkohë, shohim që vetë regjistri implementohej me proces të korruptuar. Janë paraqitur dy oferta: Njëra nga firma “Intech +” sh.p.k prapa të cilës qëndron Ilir Beqaj dhe oferta tjerët është paraqitur nga bashkimi operatorëve “Infosoft Systems” sh.p.k, “IkubINFO” sh.p.k, Info Business Solutions, prapa të cilave qëndron miku i Karçanajt, Grogor Joti.

Konkretisht, “Infosoft Systems” sh.p.k është krijuar nga Grigor Joti, që tani i ndanë aksionet me Bledar Dhimën dhe firmën TAG Engineering –, që është degëzim i ‘Investment Joti – Infosoft Group’. Pra, Grigor Joti kontrollon de facto të gjithë bashkimin e operatorëve që fitojnë tenderin. Një skemë e pastër monopoliste e maskuar si garë në tender publik.

Po kështu, Mirlinda i ka bërë dhuratë Jotit 1 milion euro pa garë fare. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Përmirësimi i rrjetit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”. Kontrata është mbyllur me datë 11 prill 2023 dhe në këtë proces vërehen disa shkelje ligjore.

Në dokument shihet se nuk ka firma të skualifikuara, pasi ofertuese e vetme ka qenë firma  “Infosoft Systems” sh.p.k, në pronësi të Grigor Jotit. Me një garues të vetëm, pa zhvilluar një garë sikur e kërkon ligji dhe pa shqyrtim të dokumenteve!

Ndërsa më poshtë vëmë re se oferta e tij ishte gjithashtu ne vlerë rreth 1 milion euro, pra gati sa 98% e fondit limit. Ndoshta vetëm prej këtij fakti duhej që oferta të quhej e papërshtatshme dhe tenderi duhej të anulohej. Por, Karçanaj nuk ka ecur asnjëherë sipas ligjit, ajo vepronte sipas planeve, në këtë rast me mikun Joti.

Pak javë para këtij tenderi, në shkelje të ligjit sërish, Joti përfitoi tenderin me objekt “Mirëmbajtje e infrastrukturës Oracle Exadata”.

Edhe ky tender ka patur konkurrencë të cunguar pasi kanë marrë pjesë vetëm dy garues, nga të cilët është shpallur fitues bashkimi i operatorëve “Infosoft Systems” dhe “DATA LOG”.

Vlera e ofruar prej tyre ka qenë gati 800 milionë lekë përfshirë TVSH. Dhe fituesi janë Grigor Joti me Sokol Sinanin, pronarin e firmës “DATA LOG” .

Ndërsa në 7 nëntor 2025, me të nëjtën skemë Joti do të merrte tenderin “Mirëmbajtja e Sistemit elektronik e-Inspektimi për Inspektoratin Qendror” me fond afro 800 mijë euro.

Në garë kanë marrë pjesë tre operatorë ekonomikë.

Njëri prej tyre ishte bashkimi i operatorëve “Infosoft System” dhe “Infosoft Bussines Solution”. Dy kompanitë, të cilat kanë origjinë të njëjtë historike, kanë paraqitur ofertë ekonomike në shumën 73.200.000 lekë të reja (rreth 20 mijë euro më pak se fondi limit).

Konkurentët e tjerë në garë ishin subjektet “Ikub Info” dhe “Noal” shpk. Të dy këto operatorë ekonomikë janë paraqitur në tenderin e AKSHI-it me ofertë ekonomike “zero lekë”, duke mos plotësuar kushtin më thelbësor të një tenderi publik.

Mbrapa aksionerit të kompanisë, Grigor Joti, ekziston një histori e gjatë e errët në fushën e prokurimit.

Madje institucionet audituese kanë dëshmuar me prova se Joti kryen mashtrime dhe vjedhje të buxhetit të shtetit. Në 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) kishte dorëzuar në prokurori kallëzim penal ndaj Grigor Jotit.

Aty thuhej se Grigor Joti ka përvetësuar 4.5 milionë Euro, me lëshim faturash tatimore false për TVSH e shitjes së cigareve.

Këto fatura, janë lëshuar nga dy bizneset fantazma “Inter Distribution Services” dhe “INTER TRADE& DISTRIBUTION ” të Grigor Jotit.

Për 4.5 milionë Euro që dy firmat e Grigor Jotit të “InfoSoft” i kanë vjedhur shtetit me mashtrim tatimor, prokuroria e Tiranës ka konstatuar se faturat hartoheshin nga vëllai i tij Roland Joti, nga familjarja e tyre Ana Zervoi administratore dhe dy punonjës të firmave përkatëse.

Faturat janë lëshuar në emër të një subjekti privat me emrin “Lindita Spaho”  dhe Nipt: L322170441I. Sipas regjistrit të tatimeve, Lindita rezulton e vetëpunësuar shitëse në treg, jashtë detyrimit të taksimit me sistemin e TVSH.

Joti i shpëtoi në mënyrë të pakuptueshme kallëzimit të KLSH-së për falsifikim faturash. Gjykata e Tiranës nuk e çoi rastin në Dhomë Penale për fillim procedure gjykimi.

Ndërkohë, biznesmeni Joti për të fshehur aktivitetine tij, pas skandalit ia ka kaluar aksionet e firmës “Infosoft” Frederik Prodanit dhe Gëzim Dobit.

Ndërsa së fundmi janë bërë një seri shitje blerjesh brenda grupit të filialeve që, në fakt janë të gjitha në dorën e Grigor Jotit, pavarësisht veprimeve noteriale që ka kryer.

gijotina.com/

 

 

Të Lidhura

Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –

Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –

nga 27
14:45 | 24/02/2026
0

Banorët e Rrjollit kanë protestuar edhe sot kundër ndërtimit të resortit turistik të Bashkim Ulajt. Tensione dhe përplasje me efektivët...

Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

nga 27
14:11 | 24/02/2026
0

Një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, Auto Moto Park Elbasan, po përballet me degradim të parakohshëm, vetëm pak...

Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë –

Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë –

nga 27
14:05 | 24/02/2026
0

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, kanë intensifikuar punën në kuadër të përgatitjeve për...

E rëndë në Vaun e Dejës, gjendet i pajetë në rrugë një 62 vjeçar –

Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –

nga 27
13:55 | 24/02/2026
0

Një aksident tragjik është regjistruar rreth orës 11:20 në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, ku një automjet me drejtues ende të...

Para
Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –

Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –

14:45 | 24/02/2026
Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

14:11 | 24/02/2026
Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë –

Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë –

14:05 | 24/02/2026
E rëndë në Vaun e Dejës, gjendet i pajetë në rrugë një 62 vjeçar –

Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –

13:55 | 24/02/2026
E rëndë në Vaun e Dejës, gjendet i pajetë në rrugë një 62 vjeçar –

Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –

13:33 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –
  • Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –
  • Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë –
  • Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –
  • Tragjike në Tiranë! Shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes –
  • Nuk kanë të ndalur skandalet! Çahet edhe rruga Boboshticë-Dardhë, kufizohet qarkullimi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –
  • Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com