Tendera pa garë, Gjelishti fitoi edhe 4 kontrata në vitet 2015-2017 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tendera pa garë, Gjelishti fitoi edhe 4 kontrata në vitet 2015-2017

20:56 | 04/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Tenderat pa garë, nga kompania Image & Communication Development, nën adminsitrimin dhe pronësinë e Igli Gjelishtit, duket se nuk janë një procedurë e ndjekur vetëm përgjatë viteve 2018-2020. Sipas të dhënave të APP, për kompaninë të cilën opozita e akuzon se i ka kaluar fondet Report Tv, e njëjta procedurë është ndjekur edhe në vitet 2015 deri në 2017.

Kontrata e parë e nënshkruar në vitin 2015 është ajo e datës 19 janar me Postën Shqiptare me objekt “Për platformën elektronike për dërgimin e SMS-ve”. Të interesuar në këtë garë rezulton të kenë qenë 3 kompani, dy prej tyre që kishin paraqitur edhe ofertë më të ulët janë skualifikuar për mosplotësim pikash apo kriteresh.

Image & Communication Development mbeti e vetme me ofertën prej 4 milionë e 200 mijë lekësh duke  u shpall automatikisht fituese. Më pas, në shkurt të 2016, AKSHI ka hapur tenderin me fond limit 13 milionë e 911 mijë e 778 lekë pa TVSH.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Në këtë rast, pjesmarrësi i vetëm në garë ka qenë kompania e Igli Gjelishtit në bashkëpunim me Helius Systems, çka i ka bërë automatikisht fitues. Nëntë muaj më vonë, një tjetër marrëveshje me një tjetër institucion me fond limit 20 milionë e 833 mijë lekësh dhe të interesuara kanë qenë 3 kompani.

Një nga operatorët në atë kohë nuk paraqiti fare ofertë, çka i ka sjellë skualifikimin, ndërsa subjekti me ofertë më të ulët është përjashtuar për mospërmbushje kriteresh. Një nga anëtar e komisionit të vlerësimit rezulton se ka kërkuar kualifikimin e të dy operatorëve.

Por pavarësisht kësaj, në përfundim të vlerësimit Komisioni i Vlerësimit të Ofertave me shumicë votash ka vendosur të kualifikojë vetëm bashkimin e operatorëve “Image & Communication Development” me “ikubINFO” dhe si pasojë edhe fituese.

Edhe në janar të 2017-s i njëjti bashkim operatorësh ka fituar tenderin me objekt “Blerje sistem biletarie për UKT” me fond limit rreth 15 milionë lekë. Pjesmarrësit në garë sërish janë skualifikuar, një nuk paraqiti ofertë dhe tjetri nuk plotësonte kushtet.

Janë të paktën 42 milionë lekë të marrë në këto 4 tendera, në të cilët konkurrentet janë skualifikuar. Institucioni që ka lidhur më shumë kontrata me kompaninë “Image & Communication Development” është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me 6 të tilla, ndjekur nga pas nga Posta Shqiptare dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Dy ditë më parë PD akuzoi se fondet e marra nga tenderat Igli Gjelishti ia kalonte kompanisë mediatike të Karlo Bollinos.

Etiketa: 2015-2017Gjelishtitendera

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para

Bjellorusi-Shqipëri/ Cikalleshi kalon në avantazh kuqezinjtë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com