Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, ka nxjerrë në pah 10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025.
Në një postim në rrjete sociale, ai shprehet se vitin që lamë pas e karakterizuan varfëria në rritje, pensione të pamjaftueshme, inflacion që e goditi rëndë qytetarin e zakonshëm, emigracion ekonomik i pandalur dhe një shtet që zgjodhi propagandën mbi zgjidhjet reale.
Postimi i plotë
10 DËSHTIMET KRYESORE TË QEVERISË GJATË VITIT 2025!
1. Pa minimumin jetik, qindra mijëra familje jetuan nën kufirin e varfërisë. Pabarazi sociale dhe hendek në rritje.
2. Pensione që nuk garantuan as mbijetesën minimale dinjitoze.
3. Cmime të larta dhe inflacion pa masa mbrojtëse reale ndaj shtresave më të ekspozuara. Rritje pagash fiktive, fuqi blerëse reale në rënie.
4. Buxhet pa ndjeshmëri sociale, larg halleve të qytetarëve, ama afër orekseve të klientelës.
5. Pasiguri dhe mungesë besimi në ekonomi ishin kryefjalë e vitit 2025.
6. Presion fiskal në rritje mbi biznesin e vogël, mesëm e të madh. Taksat u rriten, investimet publike dhe shërbimet jo.
7. Informalitet i lartë dhe konkurrencë e pandershme. I pandershmi fitoi, i ndershmi jo.
8. Mungesë mbështetjeje për prodhimin vendas. Bujqësi e braktisur dhe subvencione minimale. Industri e goditur dhe e falimentuar.
9. Emigracion ekonomik i pandalur, rinia vazhdoi të largohej njësoj si më parë. Shkretim social dhe ekonomik i vendit.
10. Skandalet me tendera e koncesione…dështim moral i qeverisjes përballë varfërisë dhe pabarazisë.
Viti 2025 u mbyll me familje më të varfra, biznese më të lodhura dhe një shtet që ka zgjedhur propagandën në vend të zgjidhjeve.
Qytetarët meritojnë dinjitet, jo justifikime.
The post Teliti rendit 10 dështimet e qeverisë në 2025: “Varfëri më e madhe, propagandë më shumë” appeared first on 27.










