Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian përpara se të niset për në Qipro për të “forcuar sigurinë” rreth vendit të BE-së dhe Mesdheut lindor.
Theksova nevojën që Irani të ndalojë menjëherë sulmet e tij ndaj vendeve në rajon”, tha presidenti francez nëpërmjet X, udhëheqësi i parë perëndimor që flet me presidentin iranian që nga shpërthimi i luftës Iran-Iran.
“Irani duhet gjithashtu të garantojë lirinë e lundrimit duke i dhënë fund mbylljes de facto të Ngushticës së Hormuzit”, shtoi ai, ndërsa përsëriti qëndrimin e Francës se një zgjidhje diplomatike është e nevojshme për t’i dhënë fund konfliktit.
Ndërkohë, deri më tani nuk është dhënë asnjë sqarim në lidhje me bisedën e tij me presidentin amerikan.
gijotina.com/










