Biseda telefonike e kryeministrit Edi Rama me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky është bërë shkak që kryeministri të përplaset me ndjekësit e tij në Facebook.
Pasi ka publikuar bisedën, njëri nga ndjekësit i shkruan se situata në vendin tonë është po aq vështirë sa në Ukrainë, ndërsa Rama i përgjigjet duke thënë se i vjen turp kur dëgjon biseda të tilla kafeneje.
Kujtojmë se, kryeministri Rama është përplasur vazhdimisht me ndjekësit e tij në Facebook për çështje të ndryshme të aktualitetit, ku jo pak herë këta të fundit ia përplasin në fytyrë të vërtetat e dhimbshme.