Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe deputetja e PD, Albana Vokshi janë përfshirë nga polemikat ditën e sotme lidhur me mbledhjen e komisionit të Medias, ku morën pjesë edhe përfaqësues të artistëve të cilët kundërshtojnë shembjen e godinës së Teatrit.
Deputetja demokrate ka publikuar rendin e ditës të komisionit të medias sot si dhe ftesën për Kumbaron, për të raportuar në komision.
Reagimi i Vokshit:
Me deklaratën e tij banale dhe qesharake, Taulant Balla, përpiqet të mbulojë një të vërtetë të thjeshte: Pushteti dhe vete Kuvendi janë të Robert Ndrenikes, Robert Budinës, Taulanda Jupit, Alfred Trebickës Alert Celoaliajt dhe të gjithë shqiptarëve.
Ne deputetët, jemi vetëm perfaqësues të tyre, edhe pse Taulanti e mendon veten si padron të tyre. Vullneti ynë duhet t’i nënshtrohet vullnetit të njerëzve.
Artistët e kanë shprehur hapur vullnetin e tyre: ata janë kundër planit të Edi Ramës për prishjen e teatrit dhe dhënien e tokës së tij klientëve për të fituar qindra miliona Euro. Natyrisht, Taulanti, është në anën e parave të Edi Rames dhe jo artit dhe vlerave të Robert Ndrenikës. Taulanti, nuk mund të jetë në anën e vlerave historike, të identitetit kombëtar, kulturës…
Më poshtë dy dokumentat që mbledhja ka qenë e rregullt, ka qenë në axhendë e përcaktuar, në bazë të rregullores.
Sa për sqarim të Taulant Ballës, Arlekinit të Ramës, që nuk kuptoi kurrë nga Rregullorja e Kuvendit: axhendën e një Komisioni Parlamentar e përcakton, në rastin konkret, neni 32 pika 2 dhe neni 36 i Rregullores së Kuvendit, që thote se kërkesa e 1/3 së deputetëve pranohet automatikisht dhe Komisioni është I detyruar të mblidhet (bashkangjitur rendi i ditës ne faqen zyrtare të Kuvendit dhe shkresat).