Hetimet paraprake nga plazhi i Radhimës, aty ku u raportuan të shtëna me armë zjarri ditën e sotme tregojnë se ka qenë një person që ka qëlluar nga një vend parkimi.
Personi ende i paidentifikuar është drejtuar nga “Beach-Bari”. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, konkretisht pushuesit në plazh, janë dëgjuar 5-6 të shtëna.
Njerëzit në panik janë larguar me vrap nga vend i ngjarjes. Nga informacionet paraprake nuk konfirmohen persona të lënduar.