Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak momente më parë në një beach bar në zonën e Radhimës, ku mësohet se një person ka mbetur i plagosur.
Dy autoambulanca janë nisur në drejtim të Radhimës, ndërkohë që ende nuk dihen detaje nga ngjarja e rëndë apo identiteti i personave të përfshirë në konflikt.