Të shtëna me armë zjarri raportohen mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish-Bllokut, ku dyshohet se është plagosur një person.
Mësohet se disa të rinj janë përfshirë në një konflikt, ndërsa situata ka agravuar në përdorimin e armës. Për pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur.
I plagosuri, i identifikuar si Ilir Shkurti është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes.