Të panevojshme dhe mesazh i rrezikshëm – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të panevojshme dhe mesazh i rrezikshëm –

13:06 | 30/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëkohësisht edhe ministre e Jashtme Donika Gërvalla, masat e paralajmëruara nga Bashkimi Evropian karshi Kosovës i ka quajtur të panevojshme.

Sipas saj, nuk bëhet fjalë për bllokim të fondeve të BE-së, por për pezullim të përkohshëm.

Kreu i diplomacisë kosovare u shpreh se mesazhet e tilla janë të rrezikshme dhe mund t’i krijojnë përshtypjen presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se mund të vazhdojë destabilizimin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Këto komente Gërvalla i bëri pas ceremonisë së hapjes së fushatës “Festo me zemër e jo me armë”, të organizuara nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Masat që janë ndërmarrë në kuadër të përpjekjeve të Bashkimit Evropian për deeskalim të gjendjes në veri të Kosovës, janë masa të cilat BE i sheh si të arsyeshme. Ne mendojmë se masat e tilla janë të panevojshme për shkak se është e rëndësishme që në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi mesazhi t’i dërgohet qartë dhe pa asnjë mundësi për keqkuptim atyre që i kanë krijuar trazirat në pjesën veriore të Kosovës. Personalisht mendoj se mesazhet e tilla janë të rrezikshme sepse mund të krijojnë përshtypjen tek presidenti serb, Vuçiq se mund të vazhdojë me të njëjtën mënyrë të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por dhe të gjithë fqinjët që ka rreth e rrotull”, theksoi ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla konsideron se këto masa nënkuptojnë suspendim të përkohshëm të fondeve të BE-së e jo bllokim.

“Nuk ka bllokim të fondeve, ka suspendim të përkohshëm të fondeve dhe BE e ka bërë të qartë që këto janë masa të cilat janë për momentin dhe të cilat janë natyrisht të rikthyeshme”, tha ajo.

E pyetur se a ka pasur koordin me SHBA-të për shpalljen e“Mbrojtjes Civile” dhe “Brigada e Veriut” si organizata terroriste, ajo nuk deshi të flas në këtë aspekt, por tha se organizatat që ushtrojnë terror mbi qytetarët dhe institucionet nuk kanë vend në Kosovë.

“Baza ligjore është aty edhe ne mendojmë se asnjë organizatë terroriste e çfarëdo prejardhje etnike apo çfarëdolloj përbërje kriminale të ketë nuk duhet të lejohet të veprojë në Republikën e Kosovës. Ne jemi zotuar për sundim të ligjit në çdo cep të vendit dhe aty organizatat që ushtrojnë terror ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës nuk kanë vend”, u shpreh ajo.

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës,  shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”. Për këtë vendim votoi pro i gjithë kabineti qeveritar, në përjashtim të ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiç.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe Departamenti i Shtetit Amerika, të cilët thanë se ky vendim është ndërmarrë nga ekzekutivi kosovar pa koordinim me ta.

Ndërsa, dy ditë pasi Komisioni Evropian i prezantoi Parlamentit Evropian masat ndëshkuese për Kosovën, kryeministri Albin Kurti paraqiti në Prishtinë një plan 8-pikësh për “shtensionimin e situatës në veri të vendit”.

Read more

Kur i thotë koka, do t’i dalë e vetja… –

Ndaj Ballukut s’ka asnjë akuzë për korrupsion… –

Lideri suprem Mojtaba Khamenei raportohet i plagosur –

S’ka surprizë, PS e Ramës refuzon SPAK për arrestimin e Ballukut, ja arsyetimi –

Të Lidhura

Kur i thotë koka, do t’i dalë e vetja… –

Kur i thotë koka, do t’i dalë e vetja… –

nga 27
11:28 | 09/03/2026
0

Rama e konfirmoi Belinda Ballukun si drejtuese qarku për Fierin në zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë që la të kuptohet se...

Ndaj Ballukut s’ka asnjë akuzë për korrupsion… –

Ndaj Ballukut s’ka asnjë akuzë për korrupsion… –

nga 27
11:08 | 09/03/2026
0

Pas leximit të raportit të PS për refuzimin e kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Belinda Ballukut,...

Lideri suprem Mojtaba Khamenei raportohet i plagosur –

Lideri suprem Mojtaba Khamenei raportohet i plagosur –

nga 27
10:56 | 09/03/2026
0

Televizioni shtetëror i Iranit ka konfirmuar se udhëheqësi i ri suprem i vendit, Mojtaba Khamenei, është plagosur në luftë. Siç...

S’ka surprizë, PS e Ramës refuzon SPAK për arrestimin e Ballukut, ja arsyetimi –

S’ka surprizë, PS e Ramës refuzon SPAK për arrestimin e Ballukut, ja arsyetimi –

nga 27
10:42 | 09/03/2026
0

PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, duke argumentuar se nuk e pengon...

Para
Emërohet drejtuesi i ri në Komisariatin e Sarandës –

Emërohet drejtuesi i ri në Komisariatin e Sarandës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kur i thotë koka, do t’i dalë e vetja… –

Kur i thotë koka, do t’i dalë e vetja… –

11:28 | 09/03/2026
Ndaj Ballukut s’ka asnjë akuzë për korrupsion… –

Ndaj Ballukut s’ka asnjë akuzë për korrupsion… –

11:08 | 09/03/2026
Lideri suprem Mojtaba Khamenei raportohet i plagosur –

Lideri suprem Mojtaba Khamenei raportohet i plagosur –

10:56 | 09/03/2026
S’ka surprizë, PS e Ramës refuzon SPAK për arrestimin e Ballukut, ja arsyetimi –

S’ka surprizë, PS e Ramës refuzon SPAK për arrestimin e Ballukut, ja arsyetimi –

10:42 | 09/03/2026
GJKKO lë në fuqi pezullimin e Balukut, Manja lexon raportin e PS mbi kërkesën e SPAK –

10:36 | 09/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kur i thotë koka, do t’i dalë e vetja… –
  • Ndaj Ballukut s’ka asnjë akuzë për korrupsion… –
  • Lideri suprem Mojtaba Khamenei raportohet i plagosur –
  • S’ka surprizë, PS e Ramës refuzon SPAK për arrestimin e Ballukut, ja arsyetimi –
  • GJKKO lë në fuqi pezullimin e Balukut, Manja lexon raportin e PS mbi kërkesën e SPAK –
  • Erion Veliaj nuk paraqitet në gjyq, edhe Ajola Xoxa nuk shkon! Mbrojtja: Është shtatzënë… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur i thotë koka, do t’i dalë e vetja… –
  • Ndaj Ballukut s’ka asnjë akuzë për korrupsion… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com