Të hënën qytetarët i japin ultimatum Ramës, duhet të largohet për paqen e Shqipërisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të hënën qytetarët i japin ultimatum Ramës, duhet të largohet për paqen e Shqipërisë –

13:17 | 20/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, u shpreh se kjo javë ka zbuluar një korrupsion të paprecedent në Shqipëri, ministrja dhe zëvendëskryeministrja Lubi Balluku, e cila nisi karrierën nga babysitter në Bashkinë e Tiranës, tashmë është pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve.

Berisha theksoi se ky pasurim i jashtëzakonshëm, sipas tij i mundësuar përmes ryshfeteve dhe abuzimeve me tenderat publikë, dëshmon për përmasat e korrupsionit në Shqipëri, të ngjashme me ato të diktaturave afrikane të viteve ’60-’70, duke nënvizuar gjithashtu rolin e kryeministrit Edi Rama si pjesë e pandarë e këtij tandemi.

FJALA E BERISHES

Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju demokrateve dhe demokratëve, qytetareve dhe qytetarëve që ndiqni këtë bisedë të përjavshme në rrjetet e mia sociale.

Mendoj se kjo javë është karakterizuar nga zhvillime dhe zbulime, të cilat ndoshta kanë tejkaluar shumë imagjinatën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Këtë javë, nga dosja e Lubi Ballukut, qytetarët shqiptarë mësuan se ministrja dhe zëvendëskryeministrja, që ndër të tjera kishte qenë nga babysitter në një punonjëse në bashkinë e Tiranës, është pronare e 300 apartamenteve, e dy jahteve dhe shumave përrallore, akoma të pagjetura në kontot e saj.

Një ministër shqiptar, apo zëvendëskryeministër, që siguron 300 apartamente me ryshfet dhe korrupsion, që blen dy jahte dhe kushedi sa çfarë pasurish të tjera, dëshmon se korrupsioni në Shqipëri, korrupsioni i Edi Ramës dhe enturazhit të tij, është i përmasave të diktaturave afrikane të 30 viteve më parë.

Ky korrupsion të rikujton diktatorët Bokasa, Mobutu, Gadafi, të cilët kishin plaçkitur miliarda qytetarëve të tyre, dhe në tërësi i kishin vendosur në bankat e Zvicrës apo vendeve të tjera.

Që një ministre, në një hark kohor të shkurtër, të bëhet me 300 apartamente, të gjitha duke i blerë me paratë tuaja, duke u dhënë tendera kundrejt apartamenteve kompanive makute, pra një pasurim të tillë marramendës mund të gjendet vetëm në diktaturat e dikurshme afrikane.

Por kjo tregon gjithashtu se tandemi apo dyshja Rama-Balluku janë një dhe të pandarë, dhe në qoftë se Balluku është pronare apo disponon 300 apartamente dhe dy jahte, u garantoj se në vlerë, Edi Rama minimumi disponon vlerën e 1500-2000 apartamenteve.

Disa herë kam deklaruar se Edi Rama është miliarder dhe unë e dija kur bëja këtë deklaratë se e kishit të vështirë ta besonit, por unë e kam bërë këtë deklaratë të bazuar në dokumente, fakte.

Çdo shqiptar mban mend se në vitin 2014, në një raport sekret të OSBE, u deklarua se Edi Rama ka në bankat offshore 200 milionë euro.

Edi Rama nuk e përgënjeshtroi kurrë dhe nuk paditi kurrë autorin e raportit.

Nuk padiste dot një organizatë se ajo do i nxirrte çdo qindarkë.

Por një moment.

Edi Rama, pra, u bë kryeministër me 200 milionë euro në kontot bankare offshore.

Si u bë?

U bë absolutisht vetëm nëpërmjet kateve të ndërtimit.

Në çdo pallat, Edi Rama gjobiste me 1 apo 2 kate në varësi nga lartësia e pallatit, dhe nuk pranonte apartamentin, por pranonte vetëm shumën me çmimin e shitjes të apartamentit.

Dhe kjo është e faktuar.

Janë biznesmenë guximtarë që ia kanë thënë në sy, janë të tjerë që e kanë deklaruar prore.

Pikërisht me pallatet, me katet e pallateve, Edi Rama u bë kryeministër me 200 milionë euro të fshehura.

Por nga viti 2014 gjer sot, në 10-12 vite, Edi Rama, mos harroni se këto kanë qenë vitet e ndërtimit të pallateve më të shumta, më të larta në tërë historinë tonë.

Këtu Edi Rama nuk është ndaluar me një kat apo dy, por këtu ai ka inkasuar shumat e të paktën 4-5 kateve. Minimumi.

Por tani menaxher i 67 miliardë euro, që është totali i buxheteve 12-vjeçare, Edi Rama me lukuninë e tij, sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka shpërdorur dhe përvetësuar minimumi 90 përqind të tyre.

Kjo javë pra është java e zbulimit të madh.

E zbulimit të korrupsionit të përmasave të diktaturave afrikane të dikurshme.

Është java në të cilën Edi Rama hoqi çdo maskë para shqiptarëve dhe u vendos i tëri në mbrojtje të vjedhjeve të zbuluara me dokumente të Lubi Ballukut.

Të mbrojtjes të 300 apartamenteve të blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Të mbrojtjes së jahteve të blera me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Dhe ai, urdhëroi në mënyrë më kriminale dje deputetët e tij të mos lejonin heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut për faktin e vetëm se në qoftë se Lubia ka 300 apartamente, Edi Rama ka minimumi 1500.

Se në qoftë se Lubia ka 2 jahte, Rama ka minimumi 5, nëse i janë dashtë.

Se në qoftë se Lubia ka 2 vila, Rama është pronar në resorte të tëra turistike.

Çfarë kam parë unë në portin e Durrësit, dhe pikërisht në atë kohë kam deklaruar se Edi Rama do me kusht të bëhet miliarder si Alabari, dhe në portin e Durrësit ku ndërtohet 12 mijë apartamente, 12 hotele me 5 dhe 6 yje, me pishina dhe të gjitha lukset e tjera, ka për pronar të parë absolutisht Edi Ramën, klanet e drogës dhe pastaj Al Alabarin.

Pra, java ishte java e zbulimeve më të mëdha të zeza për Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare.

Java shënon një kthesë të madhe në ndërgjegjen e çdo shqiptari, e cila i bën të mundur atij të motivohet për të larguar këta tam-tamë makutë, këta Gedafër, Bokasa e Mobutu.

Bastardë që kanë përdorur pushtetin e tyre për të përvetësuar taksat, pasuritë, pronat e qytetarëve shqiptarë çdo

Ndaj dhe duhet të them me bindje se këto abuzime, që asnjë shqiptar ose shumë pak shqiptarë mund t’i imagjinonin, janë një thirrje e fuqishme në ndërgjegjen e çdo qytetari të ngrihemi.

Të ngrihemi, të themi fjalën tonë, t’u rezervojmë këtij grupi, kësaj organizate kriminale, fundin e turpshëm që meritojnë sa më parë.

Rama rrugën ligjore e mbylli. E mbylli sepse në këtë vend, si fjalë e fundit është Gjykata Kushtetuese të cilën ai, po të përdor një term figurativ, e ekzekutoi të parën dhe e asgjësoi me korrupsion të paimgjinueshëm.

Kështu që zgjidhja e vetme ligjore dhe kushtetuese është qytetari shqiptar me revoltën dhe zemërimin e tij. Ai tani ka të drejtë në ligj, kushtetutë e moral, të marrë çdo hap, të përdorë çdo mjet për largimin e kësaj bande nga pushteti, pasi kjo bandë është faktuar se nuk ka asnjë legjitimitet.

Dua të ju them qytetarëve, siç dëgjuan për AKSHI-n, kopshtin privat të Edi Ramës, që është një dosje edhe më e zezë se sa tuneli i Llogarasë dhe dosjet që janë paraqitur gjer sot për Lubi Ballukun, por ndër të tjera, tek AKSHI është një ndër mekanizmat kriminal më kryesorë të grabitjes së votës.

Aty është gatuar dhe fermentuar i tërë procesi i manipulimit dhe plaçkitjes së votave të shqiptarëve.

Nga protesta e të hënës, qytetarët shprehin revoltën e tyre dhe japin ultimatum Edi Ramës. Edi Rama duhet të largohet.

Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të rigjejë paqen që meriton.

Unë e kam mbështetur publikisht jo njëherë, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Natyrisht ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e bazon tek partia e tij.

PD siç e patë ju, filloi protestën e saj të fuqishme, ka filluar protestën e saj javore para kryeministrisë me qëllim dhe e dyta në parlament.

Me datën 22 PD dhe elektorati, mbështetësit, aleatët e saj janë në shesh.

Për ta ditur Lapaj është ftuar të ishte i pranishëm në protestën tonë, madje edhe mund të fliste, por ai ka programuar protestën për partinë e tij.

Të Lidhura

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

nga 27
14:55 | 20/12/2025
0

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar propozimin e Bashkisë së Durrës për ndryshimin dhe zgjerimin e projektit,...

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

nga 27
14:43 | 20/12/2025
0

Policia Rrugore e Kukësit ka njoftuar qytetarët që lëvizin në aksin e Tunelit të Kalimashit-Morinë të shtojnë kujdes gjatë udhëtimit....

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

nga 27
14:23 | 20/12/2025
0

Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit Ervina Gjana, agjentët e BKH-së i kanë sekuestruar telefonin dhe njëkohësisht i...

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

nga 27
14:15 | 20/12/2025
0

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse – falë një mekanizmi shumë të ndërlikuar legjislativ që formalisht shmang...

Para
GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas –

GJKKO ndan dosjen me 11 të akuzuar/ Çapja, Martinaj dhe Çela do të gjykohen veçmas -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

14:55 | 20/12/2025
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

14:43 | 20/12/2025
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

14:23 | 20/12/2025
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 | 20/12/2025
Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –

Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –

14:07 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –
  • BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –
  • Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
  • Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –
  • VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com