Të gjurmohen shpenzimet e qeverisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të gjurmohen shpenzimet e qeverisë –

15:03 | 01/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Në vitin 2024 borxhi publik në vitin që vjen pritet të zbresë poshtë nivelit prej 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vlerë monetare borxhi përllogaritet në 1 trilionë e 454 miliardë lekë, ose përafërsisht 14.3 miliardë.

“ Stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë në 1 454 516 milionë lekë, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, i dhënë me hollësi, si më poshtë vijon: -Stoku i borxhit të qeverisjes qendrore 1 407 816 milionë lekë. Stoku i borxhit të garantuar nga qeverisja qendrore 45 800 milionë lekë. Stoku i borxhit të qeverisjes vendore 900 milionë lekë”, thuhet në projektbuxhet.

Përtej deklaratave që borxhi në vend është ulur, përsëri kryesojmë listën në rajon. “Raporti i borxhit publik mbeti më i larti në Shqipëri dhe Mal të Zi, me përkatësisht 64.8% dhe 62.4% të PBB-së”, thuhet në relacionin e buxhetit për vitin që vjen.

Edhe bebet kanë borxhe!

Edhe pse për vitin që vjen nga qeveria është thënë se do të ketë ulje të borxhit, në vlerë ai mbetet i rëndë mbi kurrizin e qytetarëve.

Nga një përllogaritje e bërë, rezulton se çdo njeri në vend de facto ka borxh gati 530 mijë lekë, për shkak të nivelit të lartë të borxhit që ka vendi. Qoftë edhe një bebe që në momentin që lind ai është borxhli, kjo jo për fajin e tij por për faj të shtetit. Në raport me këtë vit borxhi për frymë vitin tjetër do të jetë më i lartë se ky vit me mbi 130 lekë.

Deri në fund të muajit shtator 2023, borxhi i qeverisjes qendrore u vlerësua në nivelin 1,392.9 miliardë lekë ose 64.0% e PBB, dhe objektivi i qeverisë për ta ulur borxhin nën 45% të PBB-së duket premtim i largët.

Përveç faktit që borxhi publik është i lartë, një pjesë e madhe e tij është në valutë, duke u bërë i rrezikshëm për financat tona, pasi është i ekspozuar nga goditjet e kursit të këmbimit si dhe nga një valë e re e interesave të rritura.

Ministria e Financave thotë se në portofolin e borxhit të jashtëm, mbi 60% të peshës e mban borxhi me normë interesi fikse.

Aktualisht në portofolin e borxhit shtetëror janë 4 Eurobonde në vlerën totale prej 2.4 miliardë Euro.

Interesat e larta po rrisin kostot e borxhit!

Vetëm për shkak të interesave të larta, Ministria e Financave thotë se kosto mesatare në vitin 2023 parashikohet të rezultojë në vlerën 3.4%, duke u rritur me 1% krahasuar me fundin e vitit 2022.Krahasuar me vitin 2022, shpenzimet për interesa planifikohen të rriten me 11.5 mld Lekë si rezultat i rritjes së normave të interesit dhe rritjes së stokut të borxhit.

Rritja për interesat e borxhit do të vazhdojë edhe në vitin 2024. Shpenzimet për interesa të borxhit, gjatë vitit 2024 janë planifikuar me një rritje prej rreth 9.8 miliardë lekë. Për sa i përket ripagesave të borxhit të jashtëm, në vitin 2024 planifikohen të jenë në vlerën 52.1 miliardë lekë.

Referuar relacionit të projektbuxhetit në vitin që vjen do të merren 50 miliardë lekë borxh në tregun e brendshëm dhe 36.6 miliardë lekë në tregun e huaj.

“Huamarrja e re në tregun e brendshëm pritet të realizohet kryesisht nëpërmjet titujve shtetërorë afatgjatë në përputhje me objektivat për reduktimin e risqeve, por gjithashtu duke ju përshtatur edhe preferencave të investitorëve për titujt. Huamarrja e huaj parashikohet të realizohet kryesisht nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë ecurinë e zbatimit të projekteve prioritare të qeverisë, si dhe disbursimit të mbështetjeve buxhetore procedurat dhe kushtet paraprake të të cilave mund të arrijnë të plotësohen gjatë vitit 2024”, thuhet në relacion.

Ministria e Financave gjykon se rritja afatgjatë e normave të interesit të tregut referencë do të përbënte një ndikim të rëndësishëm për financat publike duke rritur më tej zërin e shpenzimeve për interesa, duke shkaktuar rritje të borxhit.

Ekspertja Shehu: Duhet të gjurmohen shpenzimet publike!

Ekspertja e ekonomisë Elona Shehu, njëkohësisht pedagoge në Universitetin Mesdhetar, ngre si shqetësim kryesor mungesën e debatit për këtë projektbuxhet.

“Ndryshe nga vitet e tjera, mungoi debati mbi Projekt Buxhetin 2024 dhe aksesi i këtij dokumenti për palët e lidhura direkt dhe indirekt me zbatimin e tij. Bërja publike dhe koha e nevojshme për diskutim është një nga parimet më të rëndësishme buxhetore”, shprehet ekspertja Shehu.

Një nga pikëpyetjet e mëdha që ngrihet për borxhin dhe shpenzimet në vend ka të bëjë me mënyrën se si përdoren ato dhe nëse gjenerojnë vërtetë punësim, paga të mira, rritja ekonomike dhe për pasojë nëse ato sjellin zhvillim të vendit.

Sipas ekspertes si të ardhurat ashtu edhe shpenzimet duhet të përdoren me efektivitet, me synim për të gjeneruar mirëqenie. Madje Shehu sugjeron gjurmim të shpenzimeve, për të siguruar që përdoren në mënyrë të duhur.

“Monitorimi i ekzekutimit të të ardhurave dhe shpenzimeve të planifikuara konsiderohet një proces i rëndësishëm për stabilitetin financiar, ofrimin e shërbimeve publike dhe funksionimin e përgjithshëm të qeverisë. Duhet të ekzistojnë mekanizma për të gjurmuar shpenzimet dhe për të siguruar që ato të përputhen me objektivat dhe nevojat e shoqërisë. Buxheti duhet të synojë përdorimin sa më efektiv të burimeve për të arritur objektivat e tij”, pohon ekspertja.

Duke marrë në konsideratë edhe debatet e mëdha politike por jo vetëm për mënyrën e shpërndarjen e buxhetit, nëse financon vërtet ata që kanë nevojë, Shehu thotë se duhet të jenë në fokus shtresat të caktuara të shoqërisë.

“Buxheti duhet të marrë parasysh nevojat e segmenteve të ndryshme të popullsisë, duke u përpjekur për një shpërndarje të drejtë të burimeve për të adresuar pabarazitë shoqërore. Buxheti duhet të hartohet me synim shmangien e deficiteve dhe për pasojë të borxheve të tepërta që mund të rëndojnë brezat e dhe ojektivat e qeverisjeve të ardhshme”, pohon ekspertja Elona Shehu.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Të Lidhura

nga 27
18:42 | 14/01/2026
0

Departamenti i Shtetit vendosi pezullimin e përpunimit të vizave të emigrantëve për 75 vende në një përpjekje për të goditur aplikantët...

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

nga 27
18:00 | 14/01/2026
0

Banori i “Big Brother Vip Albania 5”, Ilir Vrenozi, ka treguar arsyet e largimit të tij nga shtëpia këtë të...

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

nga 27
17:46 | 14/01/2026
0

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi deklaron se asnjë standard dhe protokoll sigurie nuk është zbatuar në rastin e shoqërimit të...

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

nga 27
17:30 | 14/01/2026
0

Policia ka proceduar penalisht një 52-vjeçar në Divjakë pasi ka kërcënuar me sëpatë një 51-vjeçar, pas një konflikti për motive...

Para
Euro i afrohet pragut të 101 lekëve, ç’po ndodh me kursin e këmbimit –

Euro i afrohet pragut të 101 lekëve, ç'po ndodh me kursin e këmbimit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

18:42 | 14/01/2026
Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

18:00 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

17:46 | 14/01/2026
Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

17:30 | 14/01/2026
Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

17:16 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –
  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –
  • Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –
  • Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –
  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com