Sri Lanka është përfshirë nga kaosi pas protestave të fundit në vend. Demostruesit në Sri Lanka kanë pushtuar rezidencat presidenciale dhe kryeministrore, derisa të dy liderët të japin zyrtarisht dorëheqjen. Edhe pse Presidenti Gotabaya Rajapaksa dhe kryeministri Ranil Wickremesinghe thanë se do të largohen nga postet e tyre, protestuesit mbeten skeptikë.
“Lufta jonë nuk ka mbaruar. Ne nuk do të heqim dorë nga kjo luftë derisa Presidenti Rajapaksa të largohet në të vërtetë,” tha kreu i protestës studentore, Lahiru Ëeerasekara
Rajapaksa tha se do të largohej më 13 korrik, sipas një njoftimi të bërë nga kryetari i parlamentit të shtunën. Por vetë presidenti nuk ka dalë në media për të bërë një deklaratë publike.
Nga ana tjetër, Ëickremesinghe ka deklaruar se është i gatshëm të japë dorëheqjen, për t’i hapur rrugë formimit të një qeverie shumë partiake.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e presidentit, i konsideruar përgjegjës për krizën ekonomike që ka pushtuar vendin, me një inflacion rekord, mungesë karburanti, energjie elektrike dhe ushqimesh.