Të ardhurat tatimore bien për herë të parë në 4 vjet, bizneset po fitojnë më pak – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të ardhurat tatimore bien për herë të parë në 4 vjet, bizneset po fitojnë më pak

13:39 | 08/01/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Grumbullimi i të ardhurave buxhetore pati një ecuri pozitive përgjatë vitit 2024. Në të gjithë periudhën 11 mujore 2024 të ardhurat nga tatimet dhe doganat u rriten me 10.3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023, por në nëntor arkëtimet morën një kthesë negative ku të ardhurat tatimore shënuan rënie vjetore me -1.5%.

Kjo është hera e parë që të ardhurat tatimore janë me rënie me bazë vjetore, nga janari i vitit 2021, kur vendi akoma po vuante pasojat e pandemisë.

Në total të ardhurat buxhetore janë rritur me 2.7 për qind në nëntor, por hendeku i krijuar nga rënia e arkëtimeve nga tatimet dhe taksat u mbulua nga të ardhurat nga ndihmat (kredi dhe donacione të huaja me destinacion buxhetin e shtetit).

Read more

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë –

Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit –

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

Të dhëna më të detajuara nga treguesit fiskal të Ministrisë së Financave tregojnë se rënia u shkaktua nga dobësitë në të ardhurat nga tatimi mbi fitimin dhe nga taksat lokale. Në nëntor 2024 të ardhurat nga Tatim Fitimi ishin gati 55% më të ulëta se një vit më parë. Në nëntor u arkëtuan në këtë zë 4,1 miliardë lekë nga 9,1 miliardë në nëntor 2023.

Të ardhurat më të ulëta nga Tatimi mbi Fitimin vijnë si rrjedhojë e përfundimit të efektit të tatimit të jashtëzakonshëm mbi fitimet e prodhuesve të energjisë. Kjo masë ka qenë e pranishme me ndikimin e saj në të gjithë vitin 2024 por në nëntor të ardhurat buxhetore janë ndikuar negativisht nga të ardhurat më të ulëta nga taksa doganore dhe taksat lokale.

Tatimi mbi fitimin është ndikuar negativisht edhe nga ecuria negative në sektorin e prodhimit. Kursi i këmbimit ka rrënuar fitimet e bizneseve të industrisë për eksport, duke ndikuar gjithashtu edhe në të ardhurat buxhetore.

Në nëntor të ardhurat nga taksat lokale ishin 43 % më të ulëta se 11 mujori 2023. Gjatë janar-nëntor 2024 u grumbulluan 2.4 miliardë lekë të ardhura nga ky tatim, në një kohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2023 ishin grumbulluar 3,6 miliardë lekë.

Taksat që kanë performuar më mirë në nëntor janë ato mbi pagat ( TAP dhe të ardhurat mbi sigurimet shoqërore dhe shëndetësore) që kishin rritje vjetore me mbi 14%

Gjithashtu shpenzimet publike në muajin nëntor ishin 14.8 për qind më të ulëta se nëntorin 2024.

Shpenzimet kapitale në nëntor 2024 ishin 6,7 miliardë lekë ose 64.5% më të ulëta se një vit më parë. Gjithashtu shpenzimet mbi interesat e borxhit ishin 22.8% më të ulëta se nëntori 2023 si rrjedhojë e stabilizimit të normave të interesit në tregun ndërkombëtar dhe në atë vendas pas rritjes që krijoi lufta në Ukrainë përgjatë 2022 dhe 2023.

/Monitor/

Të Lidhura

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë –

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë –

nga 27
12:55 | 15/03/2026
0

Zgjedhjet për Kryetarin e Degës së PD Vlorë, procesi nis i qetë. Sot, më 15 mars, pranë Degës së Partisë...

Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit –

Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit –

nga 27
12:31 | 15/03/2026
0

IDC-CDI dhe Forumi i Grave të CDI, (WCDI), kanë dënuar deklaratën të bërë ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi, gjatë...

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

nga 27
12:15 | 15/03/2026
0

Trajneri i kombëtares tonë, braziliani Sylvinho ka marrë lajme positive në prag të përballjes deçizive të 26 marsit ndaj Polonisë....

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

nga 27
11:53 | 15/03/2026
0

Mesfushori i Real Madridit, Arda Gyler realizoi një supergol thuajse të pamundur nga 70 metra kundër Elçes. Një gol i...

Para
Tjetër skandal me ‘Air Albania’! Qytetarët shqiptarë braktisen në aeroportin e Stambollit

Tjetër skandal me 'Air Albania'! Qytetarët shqiptarë braktisen në aeroportin e Stambollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë –

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë –

12:55 | 15/03/2026
Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit –

Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit –

12:31 | 15/03/2026
Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

12:15 | 15/03/2026
Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

11:53 | 15/03/2026
“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –

11:45 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë –
  • Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit –
  • Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –
  • Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –
  • “Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –
  • Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë –
  • Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com