Tayna është ndër personazhet më të ndjekura në showbizzin tonë. Artistja prej vitesh vijon të mbetet ndër emrat më të ndjekura dhe më të pëlqyera për publikun, duke u fokusuar kryesisht tek karriera e saj. Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të flasë për jetën private, duke lënë gjithçka në enigmë. Por duket se edhe ajo nuk i ka shpëtuar syrit të mediave, që mundën të zbulon të dashurin e saj.
Dhe nuk bëhet fjalë për një emër të thjeshtë, por për milionerin Giovanni Santoro-n 32-vjeçari është një ndër milionerët e rinj dhe duket se është mjaft i njohur edhe në Europë. Agjenti i futbollistëve të famshëm është kapur mat me Taynën gjatë pushimeve që ata kanë kaluar në Itali në verën që lamë pas. Çifti ka zgjedhur PortoCervo për të kaluar disa ditë larg vëmendjes së njerëzve, por duket se nuk ia kanë dalë. Në rrjet kanë qarkulluar videot e tyre, teksa shëtisin të përqafuar. Por duket se edhe kësaj historie i ka ardhur fundit. Vetëm pak muaj pas nisjes së këtij raporti, Tayna dhe Giovanni i kanë dhënë fund pa shumë bujë. Në rrjetet sociale çifti as nuk ndiqet më, duke vulosur kështu ndarjen përfundimtare.
Vetëm 2 muaj më parë, dyshja u kap sërish mat, këtë herë në aeroport, ku dhe nuk i kursyen puthjet e përqafimet. Në atë kohë lidhja e tyre dukej sikur po lulëzonte. Çifti zgjidhte që këtë histori dashurie ta jetonte në udhëtime, duke i shpëtuar syrit të kureshtarëve. Por edhe kjo formulë nuk i ka rezultuar e suksesshme. Sepse jo vetëm që të shumta ishin fotot e videot që vinin nga ata, por pas shumë shpejt i erdhi fundi asaj që dukej si një dashuri e madhe. Lidhja e fundit publike e saj është me tekstshkruesin Kech Montana. Edhe pse publikisht ishte mohuar një gjë e tillë nga Tayna, çifti ishte përfolur mjaft nëpër media për një lidhje dhe miqtë e kishin konfirmuar këtë raport. Por si duket lidhjes së tyre i erdhi fundi shpejtë, pasi që të dy artistët nuk ndiqeshin më rrjetet sociale dhe nuk u panë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ka qenë pikërisht udhëtimi në Itali që ka zbuluar raportin e saj të ri me Giovannin, që në mediat ndërkombëtare njihet se një nga miliarderët në moshë të re. Mediat ndërkombëtare kohë më parë kanë zbuluar edhe jetën e tij, ku në krah në atë kohë ka pasur një partnere ruse. Duket se çifti ishte shndërruar në një problem për fqinjët në një ndër zonat më luksoze të Londrës ku dhe jetonin në atë kohë. “Daily Mail” ka publikuar një shkrim për Giovannin, duke vënë në dukje jetën e tij të luksit me të dashurën ruse.
Giovanni Santoro, Galina Genis, kanë krijuar një reputacion në lagjen elitare si të ashtuquajturit ‘fëmijë të pasur të Londrës’. Ata hanë në restorante gustatore, blejnë në butikë të shtrenjtë dhe pushojnë në resortet më në modë. Por planet e fundit të çiftit me jetë luksoze për shtëpinë e tyre prej 5 milionë paund kanë shkaktuar zemërim te vendasit, pasi ata zbuluan propozimet për të instaluar kondicionerë të mëdhenj në çatinë e pronës katërkatëshe viktoriane.
Duket se ndarja e Taynës me të dashurin milioner nuk ka ndikuar aspak tek ajo. Reperja vijon me karrierën, e pandikuar nga gjendja e saj sentimentale. Ndërkohë si përherë ajo është përfshirë në thumbime me kolegë.