Taksimi i milionerëve, qeveria e shtyn “regjistrin e të pasurve” pas zgjedhjeve të 2025-s – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taksimi i milionerëve, qeveria e shtyn “regjistrin e të pasurve” pas zgjedhjeve të 2025-s –

15:16 | 19/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

 Prej vitesh qeveria ka premtuar se do të hetojë pasurinë e milionerëve për të parë se sa është e justifikuar ajo, në raport me të ardhurat që ata deklarojnë, por që është shtyrë vit pa viti, dhe mesa duket nuk pritet të vihet në zbatim në këtë mandat.

Që pas daljes së listave të pagave të shqiptarëve në fund të vitit 2021, u konfirmua se me mijëra qytetarë deklaroheshin me paga minimale, dhe se informaliteti ishte në nivele të larta. Po ashtu nga lista e pagave u bë e ditur se persona të pasur, kishin paga minimale, apo kishte pedagogë që deklaroheshin me 30 mijë lekë (sa ishte rroga minimale aso kohe).

Për të luftuar fenomenin e evazionit, pastrimit të parave e shmangien e taksave kreu i qeverisë pati paralajmëruar një aksion tjetër duke ballafaquar pasurinë e milionerëve në raport me të adhuruat e deklaruara.

“Ne do shkojmë më tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës. S’mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shtëpi e vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura. Ne do e kthejmë këtë mbështetje në masa ligjore për të cilat do të flasë ministrja”, tha Rama më 16 maj 2022.

Objektivi fillestar ishte se do ngrihej regjistri i të pasurve me 100 persona, dhe brenda vitit 2024, qeveria do të kishte gati listën me 650 personat më të pasur në vend. Por teksa kemi hyrë në vitin 2024 ende nuk është bërë asnjë listë dhe asnjë të pasuri nuk i është ballafaquar pasuria siç edhe u premtua, dhe që u caktua edhe në programin ekonomik 2022-2024.

I njëjti premtim u bë edhe në Programin e Reformave Ekonomike 2023-2025, duke theksuar edhe një herë se ky regjistër bën verifikimin e pasurisë së vënë nga këta individë, dhe nëse është e justifikuar.

Por çfarë është gjatë 2 viteve?

Prej qershorit 2022, ende nuk është bërë asnjë listë, ndërsa i njëjti premtim vijon të materializohet në çdo dokument të qeverisë.

Së fundmi, nga dokumenti i Programit Ekonomik 2024-2026 të cilin Gijotina e disponon thuhet se për të luftuar më tej informalitetin do jetë në fokus hetim i pasurisë së pajustifikuar.

Por ndryshe nga sa u premtua që lista niste që në vitin 2023 është shtyrë për në vitin 2026, dhe ende nuk dihet nëse do të bëhet e mundur ngritja e një regjistri të tillë apo jo.

Plani deri në vitin 2026 për “Forcimin i luftës kundër informalitetit”, mbështetet në 6 shtylla kryesore si:

1- Zvogëlimi i hendekut të përmbushjes në lidhje me TVSH-në.

2-Reduktimi i punës së padeklaruar, nëndeklarimit dhe ulja e pagesave me para në dorë në ekonomi.

3- Hetimi i pasurisë së pajustifikuar.

4- Reduktimi i evazionit tatimor.

5- Reduktimi i kostove të përmbushjes dhe rritja e sigurisë tatimore dhe besimit te administrata tatimore.

6- Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të ofruar nga Administrata Tatimore (AT) nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve institucionale të administratës tatimore.

 Në shtyllën e tretë të këtij plani thuhet se do të hetohet pasuria e pajustifikuar, duke sjellë edhe një herë në vëmendje ngritjen e këtij regjistri për të bërë të mundur hetimin e jetesës së individëve që kanë pasuri të shumta, por ndërkohë kanë të ardhura të deklaruara të ulta.

Sipas dokumentit, hetimi i pasurisë do të nisë së pari me një projekt pilot që do të ndërmerret në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të krahasuar individët që zotërojnë makina luksoze me deklarimin e tyre të të ardhurave personale.

“Trajtimi i individëve të pasur nuk është lënë jashtë vëmendjes nga Administrata Tatimore, ku krahas hartimit të planit të përputhshmërisë për vitin 2023, kanë nisur edhe analizat dhe kontrollet me informacione të bazuara në risk në bashkëpunim me palët e treta. DPT po ndërmerr një projekt pilot me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë për të krahasuar individët që zotërojnë makina luksoze me deklarimin e tyre të të ardhurave personale, si fazë e parë e këtij projekti dhe në të ardhmen për të zgjeruar shkëmbimin e informacionit lidhur me asetet e tjera të tatimpaguesit. Ne do të konsiderojmë edhe individët subjekt sanksionesh në përputhje me marrëveshjet që vendi ynë ka me organizatat ndërkombëtare”, thuhet në programin e Reformave Ekonomike 2024-2026.

Por edhe pse do të niset me këtë fazë pilotimi, sipas dokumentit, pasja e një regjistri të Pasurive të Tatimpaguesve të luajtshme dhe të paluajtshme, pritet të jetë gati në vitin 2026, ose rreth 4 vite pas premtimit të bërë.

Më tej në këtë program thuhet se ngritja e këtij regjistri ka si synim thelbësor vlerësimin e pasurisë për të parë nëse ka abuzime dhe nëse justifikohet pasuria e vënë.

“Ndërtimi i Regjistrit të Pasurive të Tatimpaguesve (të luajtshme dhe të paluajtshme), me qëllim vlerësimin real të pasurisë së tatimpaguesve, ndërtimin e një sistemi për verifikimin dhe gjurmimin e të ardhurave të tatimpaguesve, kontrollin e plotë të pagesave të kryera për tatimin në pronë. Ky proces do të kalojë në 3 faza: a. Krijimi i një Regjistri të Pasurive me atributet përkatëse; b. Shkëmbimi i të dhënave me ueb -service; c. Analiza e të dhënave me raportet e BI”, thuhet në faqen 143 të këtij programi.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi –

Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat) –

Po të ishim për kryengritje e armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej –

Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit –

Të Lidhura

nga 27
09:36 | 23/02/2026
0

Ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ishte i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia. Sipas mediave...

Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat) –

Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat) –

nga 27
09:14 | 23/02/2026
0

Rreth 57 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe një armë zjarri automatike janë sekuestruar në Vlorë, ndërsa dy persona janë arrestuar...

Po të ishim për kryengritje e armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej –

Po të ishim për kryengritje e armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej –

nga 27
09:04 | 23/02/2026
0

Deputeti demokrat, Edi Paloka, duke komentuar protestat më të fundit të opozitës  tha se, elementi më domethënës i vërejtur është...

Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi –

Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit –

nga 27
08:52 | 23/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama vitin e kaluar e paraqiti përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian si një produkt të drejtpërdrejtë të...

Para
I armatosur me mitraloz e bomba, arrestohet 30-vjeçari –

I armatosur me mitraloz e bomba, arrestohet 30-vjeçari -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi –

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi –

09:36 | 23/02/2026
Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat) –

Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat) –

09:14 | 23/02/2026
Po të ishim për kryengritje e armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej –

Po të ishim për kryengritje e armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej –

09:04 | 23/02/2026
Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi –

Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit –

08:52 | 23/02/2026
Makina “fluturon” jashtë rruge, shoferi transportohet në spital –

Sherr në një lokal në Burrel, një i plagosur dhe dy persona shpallen në kërkim –

08:30 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi –
  • Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat) –
  • Po të ishim për kryengritje e armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej –
  • Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit –
  • Sherr në një lokal në Burrel, një i plagosur dhe dy persona shpallen në kërkim –
  • Sherr në një lokal në Burrel, jë i plagosur dhe dy persona shpallen në kërkim –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi –
  • Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com