Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë “rrëzoi” propozimin e PD për uljen e taksës së qarkullimit, në mënyrë që të zbritet çmimi i naftës.
I pyetur nga gazetarët se cili është qëndrimi i qeverisë lidhur me projektligjet e PD, ministri tha se çdo vend i BE e ka taksën e qarkullimit, ndërsa Shqipëria e ka te nafta dhe jo te automjetet.
“Taksa e qarkullimit për t’u ulur 45 lekë, nënkupton që të jetë 45 lekë. Nuk është aq lekë. Ne kemi ndjekur model tjetër. Taksa e qarkullimit është në BE, disa e segmentojnë te karburanti, disa te mjetet.
Ne e kemi gjykuar te karburanti, sepse paguan më shumë taksë ai që përdor më shumë automjetin. Ne jemi duke ndjekur me të gjitha grupet e interesit tregun e karburanteve, ka modele të ndryshme.
Ne kemi ndjekur modelin e vendosjes së një çmimi tavan, nuk kemi akoma vendimmarrje për Bordin e Transparencës. Siç u njoftua edhe dje, ky bord mund të krijohet me një vendim të Këshillit të Ministrave”-u shpreh ai.










