Takime të pazakonta për një shef diplomacie… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takime të pazakonta për një shef diplomacie… –

21:41 | 15/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi në Tiranë se “partneriteti i SHBA-ve me Shqipërinë është më i fortë se ç’ka qenë ndonjëherë”. Këto komente ai i bëri në përfundim të takimit me kryeministrin Edi Rama, që shënoi dhe fundin e vizitës së tij 8 orëshe në Tiranë, ku u prit nga Presidenti Bajram Begaj ndërsa pati një takim dhe me drejtues të katër institucioneve të rëndësishme të Drejtësisë, Kryetaren e Gjykatës së Lartë Holta Zaçaj, Kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

Takimi me Ramën zgjati afro dy orë dhe në përfundim të tij u nënshkruan dy marrëveshje mirëkuptimi, e para për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright dhe e dyta Kundër Manipulimit të Informacionit të Shtetit të Huaj, e cila do të ketë në fokus çështjet e disinformimit.

Për kryeministrin Rama “është gjithnjë një ditë e shënuar me rëndësi të veçantë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, dita kur një Sekretar i Shtetit viziton vendin tonë dhe në llogarinë tonë ju jeni i gjashti, por këtë herë ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë pasi jemi shumë të vetëdijshëm për kohën shumë të trazuar, jo vetëm në kufi të Europës, por edhe në zona të tjera me rëndësi strategjike për ekuilibrat e botës ku jetojmë dhe rrjedhimisht për ngarkesën e posaçme të agjendës suaj”, u shpreh zoti Rama në konferencën e përbashkët për shtyp duke shtuar se “fakti që ju gjetët kohë dhe njëkohësisht e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë, por edhe e vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe patjetër dhe këtij rajoni”.

Zoti Rama tha se rajoni dhe zhvillimet e fundit kishin qenë pjesë e bisedimeve të përbashkëta. Ai u ndal veçanërisht te situata mes Kosovës dhe Serbisë. “Është mirë që asnjëherë shqiptarët kudo ku janë, duke filluar nga shqiptarët në Kosovë, të mos të harrojnë se pa Shtetet e Bashkuara nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i Shteteve të Bashkuara në këtë rajon dhe specifikisht interesi i Shteteve të Bashkuara për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri dhe në Kosovë nuk është një interes i dorës së dytë”, tha zoti Rama, duke thekuar se ndryshe nga Serbia është në interesin e Kosovës “që të përparojë unilateralisht nëse është nevoja në realizimin e të gjitha atyre kërkesave, që janë në tryezën e dialogut” dhe “të mos bëjë asnjë hap të pakonsultuar dhe të pakoordinuar me aleatët tanë strategjikë. Nga veprimet e pakonsultuara dhe të pakoordinuara mbase mund të fitohen disa vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme, por nuk fitohet e ardhmja”.

Nga ana e tij zoti Blinken në fjalën e tij nuk u ndal as në zhvillimet në rajon as për çështjen e Kosovës. Por në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve ai theksoi se “dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Europian është shtegu i duhur dhe i vetmi nga palët duhet të kalojnë, dhe ne jemi të angazhuar që të bëjmë gjithçka që duhet për t’i mbështetur ndërsa ata e përshkojnë këtë shteg”. Sipas Sekretarit Blinken “nuk mund të shkojmë mbrapa, në të ardhmen. Nuk mund të kemi një ripërsëritje të asaj që ka ngjarë, të asaj që kemi parë dhe të asaj që shumë njerëz kanë përjetuar në vitet 1990. Për këtë arsye, jemi të angazhuar që të mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe me Europën”.

Në këtë kontekst ai vlerësoi rolin e Shqipërisë e cila, sipas tij, “ka qenë një forcë për stabilitet rajonal, për integrim rajonal dhe progres rajonal dhe ky është shtegu në fakt, që kaq qartazi i sjell të gjithë drejt një të ardhme më të mirë”. Zoti Blinken vlerësoi më tej rolin e Shqipërisë në NATO si “një aleat kyç”, mbështetjen për Ukrainën si dhe qëndrimin e saj në Këshillin e Sigurimit, ku në fund të dhjetorit të kaluar ajo përmbylli mandatin e saj dyvjeçar si anëtar jo i përhershëm.

Takimi i zotit Blinken me drejtues të institucioneve të Drejtësisë, disi i pazakontë për një shef diplomacie, ishte në fakt një konfirmim i mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për reformën në Drejtësi. “Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e thjeshtë, por kemi filluar të shohim rezultate. U takova me prokurorë dhe me gjyqtarë, të cilët janë duke drejtuar reforma kryesore. Anëtarë të rëndësishëm të botës së krimit janë duke përfunduar në procese gjyqësore dhe është e rëndësishme që me këtë proces të vazhdohet përpara. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë që të bëjë hapa përpara, proces që është i rëndësishëm edhe për anëtarësimin në BE, ku është vendi që Shqipëria e meriton”, u shpreh Sekretari Blinken.

Gjatë qëndrimit në Tiranë zoti Blinken u takua edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë përfituar nga programet e studimit të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP. Ai po ashtu bisedoi me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale, të cilët u strehuan në Shqipëri, pasi u larguan nga Afganistani, pas marrjes së tij nën kontroll nga talebanët në verën e vitit 2021. Nga afro 2500 afganë që mbërritën në Shqipëri, aktualisht vetëm një grup i vogël prej pak më shumë se 100 personash, janë ende në vend. /VOA/

Read more

“Dosja 5D”, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkohet për ish zyrtarët e Bashkisë Tiranë –

Dita e Pavarësisë së Kosovës, klubi i Elbasasit kërkon drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së –

Impiante jashtë funksionit dhe dete të ndotura, Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave –

Tani mbetet vetëm që Rama të ndryshojë Kushtetutën dhe të shpallet mbret –

Të Lidhura

nga 27
10:29 | 17/02/2026
0

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për një tjetër fraksion të Dosjes 5D dhe ka kërkuar dënimin e 7 zyrtarëve...

Dita e Pavarësisë së Kosovës, klubi i Elbasasit kërkon drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së –

Dita e Pavarësisë së Kosovës, klubi i Elbasasit kërkon drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së –

nga 27
10:13 | 17/02/2026
0

Kosova feston ditën e sotme 18-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë të veçantë për të gjithë Kosovën, urimet janë të...

Impiante jashtë funksionit dhe dete të ndotura, Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave –

Impiante jashtë funksionit dhe dete të ndotura, Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave –

nga 27
09:51 | 17/02/2026
0

Në fund të vitit 2023, Shqipëria u zgjua në “emergjencë mjedisore”. Qeveria paralajmëroi se ujërat përgjatë bregdetit po ndoteshin në...

Tani mbetet vetëm që Rama të ndryshojë Kushtetutën dhe të shpallet mbret –

Tani mbetet vetëm që Rama të ndryshojë Kushtetutën dhe të shpallet mbret –

nga 27
09:33 | 17/02/2026
0

Franc Nuri, drejtues i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike shprehet se kryeministri Edi Rama po mundohet që me ‘drejtësinë...

Para
I dedikohet Ramës, respekt… –

I dedikohet Ramës, respekt... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dosja 5D”, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkohet për ish zyrtarët e Bashkisë Tiranë –

“Dosja 5D”, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkohet për ish zyrtarët e Bashkisë Tiranë –

10:29 | 17/02/2026
Dita e Pavarësisë së Kosovës, klubi i Elbasasit kërkon drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së –

Dita e Pavarësisë së Kosovës, klubi i Elbasasit kërkon drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së –

10:13 | 17/02/2026
Impiante jashtë funksionit dhe dete të ndotura, Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave –

Impiante jashtë funksionit dhe dete të ndotura, Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave –

09:51 | 17/02/2026
Tani mbetet vetëm që Rama të ndryshojë Kushtetutën dhe të shpallet mbret –

Tani mbetet vetëm që Rama të ndryshojë Kushtetutën dhe të shpallet mbret –

09:33 | 17/02/2026
Kukës/ I mituri plagoset pranë kantierit të shkollës në rikonstruksion, dërgohet urgjent në Spitalin e Traumës –

09:09 | 17/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Dosja 5D”, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkohet për ish zyrtarët e Bashkisë Tiranë –
  • Dita e Pavarësisë së Kosovës, klubi i Elbasasit kërkon drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së –
  • Impiante jashtë funksionit dhe dete të ndotura, Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave –
  • Tani mbetet vetëm që Rama të ndryshojë Kushtetutën dhe të shpallet mbret –
  • Kukës/ I mituri plagoset pranë kantierit të shkollës në rikonstruksion, dërgohet urgjent në Spitalin e Traumës –
  • Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI, ja kush e zëvendëson Erion Ismailin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dosja 5D”, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkohet për ish zyrtarët e Bashkisë Tiranë –
  • Dita e Pavarësisë së Kosovës, klubi i Elbasasit kërkon drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com