“Nuk keni parë gjë akoma”, këto kanë qenë fjalët e para të deputetit Saimir Tahiri pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit që do t’i hapte rrugë arrestimit të tij.
Ndërsa po dilte nga banesa e tij, Tahiri ka zgjedhur që interesit të lartë të gazetarëve t’u përgjigjet vetëm me këtë togfjalësh.
Në orën 19:00 pritet që të mblidhet Këshilli i Mandateve për të vendosur mbi fatin e ish-ministrit, ndërsa nuk dihet nëse ai do të jetë i pranishëm.