Tabaku: Shqiptarët paguajnë naftën, “sa frëngu pulën” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Shqiptarët paguajnë naftën, “sa frëngu pulën”

16:38 | 20/10/2018
në Shqiperi
0

Deputetja e Partisë Demokratike doli sot në një deklaratë ku evidentoi çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri, i ndikuar ndjeshëm nga taksat e qeverisë.

Sipas Tabakut, Shqiptarët pasguajnë sot një litër naftë, shumë më shtrenjtë se çdo vend i rajonit dhe madje edhe më shtrenjtë sesa vende me mirëqenie të lartë si Zvicra e Belgjika.

Ja deklarata e plotë e Jorida Tabakut:
Sot, kushdo që ka një makinë, paguan më shtrenjtë se rajoni çmimin e naftës dhe merr një naftë të një cilësie të dobët. Praktikisht një makinë që do të furnizohet me 20 litra naftë, do t’i duhet të paguajë 3680 lekë nga e cila 2208 lekë (apo 60% e vlerës) i kalojnë shtetit në formë taksash apo tarifash.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Shkurt dhe shqip, qytetarët sot paguajnë naftën më shtrenjtë se në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi apo dhe Zvicër. Shtrenjtimi i çmimit të naftës nuk është vetëm pasojë e rritjes së çmimit të naftës bruto në bursë, por është një investim personal i qeverisë, e cila duke vendosur një shumëllojshmëri taksash dhe duke rritur tarifat e tjera, ka ndikuar në rritjen e çmimit.

Sipas të dhënave të Global Petrol Prices, ne paguajmë për një litër naftë çmimin e 184.03 lekë/litër ndërkohë që një belg paguan 183.53 lekë/litër, një zviceran 182.51 lekë/litër, një kroat 178.36 lekë/litër. Për ta thënë më shkoqur, ne paguajmë një litër naftë thuajse sa frëngu pulën.

Sikur kjo të mos mjaftonte, qeveria nisi të ndërmerrte një tjetër koncesion për t’i dhënë kontrollin e naftës një kompanie të paracaktuar. Një koncesion që do t’i shtonte një tjetër taksë qytetarëve dhe atyre që kanë nga një makinë dhe që do t’i shtohej listës së gjatë të taksave dhe tarifave që fryjnë artificialisht çmimin e naftës; taksës doganore, akcizës, takës së qarkullimit (të rritur me 20 lekë/litër), taksës së karbonit, taksës së ngjyrosjes do t’i shtohet me gjasë edhe taksa e koncesionit të ri. Një koncesion që falë ndërhyrjes së opozitës u tërhoq përpara se të bëhej një tjetër barrë e rëndë për të ardhurat e pakta të qytetarëve.

Tanimë është e qartë se ajo çfarë parashikuam për taksat e vendosura nga një mazhorancë e papërgjegjshme po kthehet në një peshë të rëndë për qytetarët. Pasi sot ne paguajmë 110 lekë taksa në çmimin prej 184 lekësh që blejmë një litër karburant. Një peshë që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve dhe uljen e konsumit për shkak të shtrenjtimit të ofertës dhe pamundësisë së të ardhurave. Kjo do të shoqërohet me mbyllje qepenash pasi biznesi do të kthehet në pamundësi.

E vetmja rrugë për uljen e çmimit të naftës është një politikë e re fiskale që mbron dhe stimulon konsumin, që mbron qytetarët nga abuzimet dhe krijimi i monopoleve private me bekimin e qeveritarëve që i zotërojnë ato. Ka ardhur koha që shqiptarët të paguajnë më pak për çmimin e një litre naftë dhe kjo mund të arrihet vetëm në sajë të politikave fiskale të qeverisë demokratike. Taksë e sheshtë dhe thjeshtim fiskal në shërbim të konsumit dhe qytetarëve

 

Etiketa: Tabaku

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Instagrami, rrjeti social më i dëmshëm për shëndetin mendor

Instagrami, rrjeti social më i dëmshëm për shëndetin mendor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

10:53 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:45 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:41 | 16/03/2026
Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

10:37 | 16/03/2026
Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

10:31 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com