Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv –

15:43 | 29/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Amnistia për të burgosurit në 2025 vonohet/ Drafti ende nuk është gati –

Më janë shkelur të drejtat e njeriut –

Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës –

Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital –

Hapuni se po vjen Paqsor Buzi! “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kjo ndodhi në tenderin e OSSH Berat, që varet nga Blendian Dalipi, super drejtori i Belinda Ballukut, administratori OSSH. Më konkretisht, tenderi ka si objekt “Rikonstruksioni i kabinave dhe rrjetit TU me kabëll ABC në kabinat e Fiderit nr. 29/6KV NST Kombinat 35/6KV”.

Procedura është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”, që është sinjali i riskut të korrupsionit.

Në tenderin e mbajtur më 22 shtator 2025 kanë marrë pjesë dy operator konkurrues: “Besta” shpk, e skualifikuar qysh në fillim dhe një bashkim kompanish i udhëhequr nga “G.P.G COMPANY” shpk e Paqsor Buzit.

Oferta fituese Leke pa TVSH e kësaj firme është: 88 212 151,00, gati njësoj me fondin e vënnë në dispozicion.

Fondi Limit i caktuar të financohet nga të ardhurat e OSHEE       Group është 90 000 000,00 lekë pa TVSH. Por në kontratën e bërë publike në 4 nëntor 2025, vlera totale përfundimtare është: 105,854,581.55 Lekë me TVSH.

A është Belinda Balluku pas arritjeve të fundit të Paqsor buzit?

Paqsor Buzi ka marrë shumë tendera dhe koncesione këtë vit, falë mbështetjes së Belinda Balukut, e cila si shefe politike e qarkut Fier kujdeset edhe për mirëqenien e biznesmenëve që e mbështesin në fushatën elektorale. Paqsor Buzi me selinë e kompanive në Lushnjë është i lidhur me të paktën 7 firma: G.P.G Company, Egnatia Hydropoëer, HIDROALBANIA ENERGJI, BETA, VELLEZERIT-TOLA, PARK SOL ENERGY dhe PAG Investment Group.

Përmes firmës së ndërtimit G.P.G Company ku është bashkëpronar, Paqsor Buzi ka marrë mbi 100 tendera me vlerë mbi 200 milionë euro, gjatë viteve të fundit.

Paqsor Buzi ka qenë një nga klientët kryesor të Fatos Tushes, kur ky i fundit ishte në krye të Bashkisë Lushnje.

Mbi 20 % të totalit të tenderave, Paqsor Buzi i ka marrë pikërisht nga Bashkia Lushnje, kryesisht me paracaktim dhe me oferta fituese në kufijtë e fondit limit, duke krijuar dyshime të forta se Tushe ishte indirekt pjesëtar në fitimet e kompanisë.

Fatos Tushe u arrestua me kërkesë të SPAK me 6 korrik 2021. Në 24 maj 2021, Tushe i ka dhënë tenderin e fundit Paqsor Buzit me vlerë 2.5 milionë euro.

Edhe Kontrolli i Lartë të Shtetit e ka përmendur disa herë në raporte kompaninë e Paqsor Buzit, e cila pasi fiton tenderat në formë pazari, mashtron me zbatimin e kontratave, duke përvetësuar paratë publike me situacionet dhe faturat për punë të pakryera.

Në muajin shtator të vitit 2019, Buzi u arrestua nga policia së bashku më një grup biznesmenësh. Ata u dyshuan si të përfshirë në një skemë gjigante mashtrimi ndaj shtetit. Bëhej fjalë për mashtrim nëpërmjet tatimit mbi Vlerën e Shtuar, TVSH. Akuzat e ngritura ndaj tyre ishin për “krijim të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”. Sipas njoftimeve të policisë së asaj kohe, dëmi i shkaktuar prej tyre ndaj shtetit kapte shifrat e rreth 26 milionë eurove.

Balluku i dha një dorë të madhe Buzit qysh në fillim të vitit. Nuk e besojmë se drejtori i Ujësjellësit Lushnjë, Klaidi Shkurti, ka guximin t’i japë Paqsor Buzit kontratën 5.7 miliardë lekë, 4 muaj para zgjedhjeve, pa pyetur Belindën.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Furnizimi me ujë i fshatrave Goricaj, Sopez, Senesa, Ferras, Mërtish, Këmishtaj, Spolate, Gradisht, Fier Seman, Gungas, Babunje, Babunje e re në Njësinë Gradishtë”. Fondi limit për këtë projekt me kohëzgjatje 1 vit e gjysmë është 571 515 049,00 lekë pa TVSH.

Në tender morën pjesë 5 kompani, por drejtori i Ballukut i skualifikoi 4 prej tyre dhe la vetëm “GPG Company” për vlerësim.

Kështu, pasi u eliminua konkurrenca, kontrata u nënshkrua me kompaninë e Paqsor Buzit më 13 janar 2025.

Në këtë valë është edhe tenderi i Bashkisë Fier me vlerë mbi kufirin e lartë me fond limit 249 470 651,00 pa TVSH që u shpall fillimisht më 24 janar 2025 dhe data e mbajtjes së procedurës ishte më 24 shkurt 2025. Megjithëse kishte mjaftueshëm pjesëmarrës, 7 kompani u munduan kot të bënin letrat, sepse Subashi nuk i ndahet Paqsor Buzit.

Ky i fundit u shpall fitues më 18 mars 2025 me ofertën 165 098 873,00 lekë pa TVSH.

Qershia mbi tortë për Buzin ishte dhënia e parkut fotovoltaik në Sarandë, ku Balluku dirigjoi vendimin e Bashkisë që i kaloi 60 hektarë tokë kompanisë “PARK SOL ENERGY” SH.P.K, ku bashkëpronarë është edhe Paqsor Buzi.

Mbështetja nga lart vjen edhe përmes një tjetër tenderi.  Bëhet fjalë për kontratën me objekt “Mbrojtje nga gërryerjet e lumit Kir ( Ish fusha e druve )”, me fond limit 109,046,192.00 lekë pa TVSH, zhvilluar në datën 11 korrik 2025 nga autoriteti kontraktor Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë. Meqenëse fillimisht, Buzi hasi vështirësi, tenderi iu dha me vendim të KPP më  6 tetor 2025.

Paralelisht me tenderin e mësipërm, Dritan Agolli, drejtori i FSHZH u ka dhënë Buzit tenderin me objekt “Transformimi urban në hapësira publike kryesore Rajoni 1 (Rikualifikimi i zonës turistike të hyrjes Shirokë-Shkodër Faza 2)”. Fondi limit i caktuar për këtë projekt është 374,876,251 lekë pa TVSH.

Në tenderin e mbajtur më 27 gusht 2025 morën ojesë 17 operatorë konkurues, por tenderi ka qenë i paracaktuar për oligarkun Poaqsor Buzi që në këtë tender merrte pjesë me kompninë G.P.G. COMPANY” SHPK e bashkuar me firmën “SMO VATAKSI” SHPK. Oferta e Paqsor Buzit ishte 295,285,479 lekë pa TVSH.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu e klasifikon tenderin Open Data Albania. Procedura është shënuar me një “Flamur të kuq” korrupsioni.

Ndërsa në vitin 2023, përmes KESH-it, kompania e Buzit mori 1.3 miliard lekë. Ky është tenderi i Ergys Verdhos me objekt  “Rehabilitimi i tunelit të shkarkimit pranë Digës Zadejë”, me një fond limit në vlerën 126,859,115 lekë të reja pa TVSH. Edhe ky tender është dhënë Buzit me “flamur të kuq”.

Gjithsesi pazaret më të mëdha, Buzi i ka bërë drejtorin e FSHZH, Dritan Agolli. Më datë 7 qershor 2023, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka firmosur aferën e radhës.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rehabilitimi i rrugës “Spille, Guri i lëmuar” deri te “Hauzi i Vilëbashtovës” dhe Rruga “Vath Koreshi, Unaza e Lushnjës” me fond limit  rreth 5.8 milionë dollarë.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Amnistia për të burgosurit në 2025 vonohet/ Drafti ende nuk është gati –

Amnistia për të burgosurit në 2025 vonohet/ Drafti ende nuk është gati –

nga 27
17:31 | 29/12/2025
0

Edhe pse ishte njoftuar se do të përfitonin 380 të burgosur, nuk ekziston ende një listë konkrete dhe projektligji për...

“Trajtimi çnjerëzor në burg”, Ilir Meta kryen 3000 telefonata dhe 170 takime brenda vitit –

Më janë shkelur të drejtat e njeriut –

nga 27
17:15 | 29/12/2025
0

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kallëzuar penalisht në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis...

Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës –

Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës –

nga 27
16:59 | 29/12/2025
0

Shtyhet sërish seanca gjyqësore e Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko në gusht të vitit 2019....

Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital –

Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital –

nga 27
16:45 | 29/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë. Sipas informacioneve nga vendngjarja, auto mjeti ka...

Para
Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge –

Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Amnistia për të burgosurit në 2025 vonohet/ Drafti ende nuk është gati –

Amnistia për të burgosurit në 2025 vonohet/ Drafti ende nuk është gati –

17:31 | 29/12/2025
“Trajtimi çnjerëzor në burg”, Ilir Meta kryen 3000 telefonata dhe 170 takime brenda vitit –

Më janë shkelur të drejtat e njeriut –

17:15 | 29/12/2025
Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës –

Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës –

16:59 | 29/12/2025
Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital –

Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital –

16:45 | 29/12/2025
Performanca e dobët, Proda shkarkon drejtuesit e policisë në Lezhë, Dibër dhe Kamëz –

Performanca e dobët, Proda shkarkon drejtuesit e policisë në Lezhë, Dibër dhe Kamëz –

16:31 | 29/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Amnistia për të burgosurit në 2025 vonohet/ Drafti ende nuk është gati –
  • Më janë shkelur të drejtat e njeriut –
  • Shtyhet sërish gjyqi i Leonard Dukës –
  • Aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, dy persona përfundojnë në spital –
  • Performanca e dobët, Proda shkarkon drejtuesit e policisë në Lezhë, Dibër dhe Kamëz –
  • AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhe mashtruese në WhatsApp, mos i hapni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Amnistia për të burgosurit në 2025 vonohet/ Drafti ende nuk është gati –
  • Më janë shkelur të drejtat e njeriut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com