Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi në një shkollë filore në San Antonio. Nga ngjarja ka patur dhe të plagosur. Mediat vendase raportojnë se të paktën 13 studentë janë transportuar me ambulancë për mjekim në spital. Dy personat ndërruan jetë në momentin kur arritën në Spitalin Memorial Uvalde. Ndërkohë trembëdhjetë fëmijët e plagosur po trajtohen në spital.
Departamenti i Policisë Uvalde tha se personi që shkaktoi incidentin e rëndë u arrestua vetëm pak orë pas ngjarjes.“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë incident tragjik”, tha në një deklaratë agjentja speciale e FBI-së, Carmen Portillo.
Distrikti shkollor i Pavarur i Konsoliduar i Uvalde gjithashtu ka konfirmuar lajmin e rëndë në shkollën fillore Robb, në të cilën studjojnë 600 nxënës.