Kryediplomati evropian, Josep Borell ka reaguar pas krimit të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë 3 persona mes tyre dy nxënës si dhe shoferi i autobusit me të cilin ata po udhëtonin.
Borell ka shkruar se ndihet i trishtuar nga sulmi dhe ka bërë thirrje që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.
“I tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Zemra ime është me viktimat dhe familjet e tyre. Ata që janë përgjegjës duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të neveritshëm.
Qëndroj me të gjithë kosovarët në këto momente pikëlluese. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtim në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Borell.