Zbulohen të tjera detaje nga sulmi me armë ndaj biznesit në Kamzë. Dyshohet se autorët kanë gabuar shënjestër ndërsa objektivi ishte biznesi përballë agjencisë funerale, në pronësi të ish-bashkëshortit të Emiriana Mukës. Gjatë marrjes në pyetje të pronares së agjencisë funerale në Kamzë që u sulmua, ajo tha se nuk kishte konflikte me njeri.
Emiriana Muka është ndarë nga ish-bashkëshorti rreth një vit më parë, i cili pas divorcit ka hapur një tjetër agjenci funerale përballë biznesit të kësaj të fundit.
Dyshohet se ai u kishte para borxh disa personave dhe një nga pistat që po heton policia është se autorët mund të kenë ngatërruar godinën.