Dy ditë pas sulmit kibernetik të iniciuar nga Irani, sistemi TIMS i është rikthyer normalitetit në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Kujtojmë që prej mbrëmjes së 9 shtatorit 2022 sistemi TIMS ra dhe në të gjitha pikat kufitare, duke krijuar radhë të gjatë pritjeje.
Problemi ka nisur të premten e 9 shtatorit ora 22:00 kur fillimisht sistemi ka pasur ngecje, dhe është dashur fikja e ndezja e tyre. Ngecja dhe ngadalësimi ka nisur deri në orën 23:00 kur ka qenë e pamundur për të hyrë në sistem.
Ende nuk dihet dëmi që është shkaktuar nga sulmi kibernetik.