Nga selia blu, ish kryeministri Sali Berisha komentoi deklaratën e Zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar se sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim janë sulme ndaj Presidentit amerikan Joe Biden.
Berisha u shpreh se gëzon respekt për ambasadoren Yuri Kim, por do e kundërshtojë atë sa herë që vepron në mospërputhje me Konventën e Vjenës.
“Pyetja del jashtë kontekstit, e kam të qartë dhe kam respektin më të madh për ambasadoren kur vepron me përputhje me përfaqësimin e presidentit Joe Biden. Sa herë del në kundërshtim me konventën e Vienës, unë do e kundërshtoj dhe denoncoj. Politikat e SHBA në Tiranë synojnë mbështetje për këtë vend, nuk mund të pajtohem me qëndrimet dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës dhe veprimet anti-opozitare”, tha Berisha.
Ditën e djeshme, Zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar i konsideroi deklaratat e Berisha ndaj Yuri Kim si tronditëse dhe sulm ndaj presidentit amerikan Joe Biden.