Suli i jep 600 MLN lekë Ramazan Kalisë pa garë për 1.8 km asfaltim – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Suli i jep 600 MLN lekë Ramazan Kalisë pa garë për 1.8 km asfaltim –

14:08 | 12/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Sikur të hidheshin në rrugët e Kamzës aq lekë sa njofton në tendera kryetari Rakip Suli, qyteti do të kishte infrastrukturë me standardet e BE-së. Por shtresat e asfaltit të këtyre rrugëve zgjasin vetëm 2 muaj dhe plasariten.

Çdo muaj Suli firmos tenderë për rehabilitim rrugësh, për të cilat lëvron fonde të konsiderueshme. Këtë herë për dy rrugica ka vendosur të shpenzojë 600 milionë lekë.

Këto para do të xhirohen përmes tenderit me objekt “Ndërtim Rrugët “28 Nëntori “+1 Maji “, fituesi i të cilit është shpallur ditën e sotme (premte 12 janar 2024).

Nisur nga emërtimi i tenderit, të jepet përshtypja që do të bëhen punime të mëdha, sepse janë dy rrugë, në fakt më poshtë do të shohim që janë vetëm 2 rrugica lagjeje që kanë nevojë për një shtresë asfalt dhe puseta kulluese.

Të dyja bashkë kanë një gjatësi 1,8 km, pra secila më vete asnjë kilometër rrugë nuk është, që të justifikohen milionat që po derdhen.

Por kryetari Suli nuk pyet fare se si do të bëhen punimet.

Për të ka rëndësi vetëm të lidhë kontrata me biznesmenët e besuar. Duke parë vlerën e lartë të fondit limit kanë shprehur interes dhe kanë paraqitur ofertat e tyre 12 kompani. Por të gjithë janë lodhur më kot, sepse Sulit e kishte paracaktuar me kohë fituesin.

Edhe këtë mund ta tregojë fare qartë “Flamuri i Kuq” që i është vënë këtij tenderi nga Open Data, për riskun e korrupsionit.  Kjo sepse, Komisioni i Vlerësimit të ofertave ka shkelur rregullat e konkurrencës, duke përjashtuar nga gara 11 oferta të tjera.

Kështu kaloi për në fazën finale të garës vetëm oferta e kompanisë  LIQENI VII SHA, në pronësi të Ramazan Kalisë.

Pronari i kompanisë është mjaft i njohur për tenderët pa garë që përfiton nga institucione të rëndësishme, për më shumë nga  Rakip Suli dhe nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Kujtojmë se në nëntor 2023, Rakip Suli u mor dy herë në pyetje nga SPAK për hetimet e nisura ndaj tij. Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedimin penal. Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, edhe lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin.

  ©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Dhjetor 2025 –

nga 27
07:45 | 22/12/2025
0

DASHI Kjo është një periudhë ku ndiheni pak të paduruar, sikur gjithçka duhet të lëvizë më shpejt. Në realitet, qielli...

Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

nga 27
07:41 | 22/12/2025
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare....

07:35 | 22/12/2025
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare....

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

nga 27
23:04 | 21/12/2025
0

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania “Ea Solution” në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Para
Festë tek klubi i Lacios, Elseid Hysaj shfaqet i lumtur duke kënduar –

Festë tek klubi i Lacios, Elseid Hysaj shfaqet i lumtur duke kënduar -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Dhjetor 2025 –

07:45 | 22/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

07:41 | 22/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

07:35 | 22/12/2025
Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

23:04 | 21/12/2025
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

22:48 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 22 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –
  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 22 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com