Suksesi dhe Tortura, një çift gazmor dhe i pandashëm në Tiranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Suksesi dhe Tortura, një çift gazmor dhe i pandashëm në Tiranë

13:50 | 29/12/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Lorenc Vangjeli

Një shoqëri ekstremisht e polarizuar si shoqëria shqiptare afron vetëm këto dy skaje segmenti; çfarë për një palë është sukses, për palën tjetër është torturë. Të paktën me këto lloj tonesh respekti hipokrit dhe hipokrizi politike mëse të sjellshme, ndaluan duelin verbal kryeministri Rama dhe nënkryetari i Kuvendit Spaho. Ata ishin përballë në komisionin hetimor për çështjen e CEZ-it duke rikonfirmuar dhe njëherë, pozicionin skajor të palëve në një çështje kaq të ndjeshme si energjitika, e cila përfshin edhe furnizimin me energji të konsumatorëve familjarë e bizneseve si një sektor strategjik, edhe qënien e energjitikës si një oaz korrupzioni, i dyshuar, por dhe i provuar në vite si i tillë.

Në fakt, palët janë tmerrësisht larg edhe nëse do të përcaktonin radhën e ditëve të javës në kalendar. Kështu ka qenë ditë pas dite në më shumë se 25 vjet tashmë, pluralizëm politik në vend, kur keqkuptimi me mendimin ndryshe apo alternativ në Tiranë ndërmjet pozitës dhe opozitës është vetëkuptimi i diferencës mes të bardhës dhe të zezës pa gri në mes dhe pa pajtim as diku anash.

Komisionet hetimore – një mekanizëm i përdorur deri në shpërdorim në Tiranë – kanë merituar theksimin e kësaj ndarjeje mes të majtës e të djahtës. Palët kanë dalë me raporte alternative që përjashtonin njëra-tjetrën duke krijuar deri më tani bindjen se komisionet hetimore shërbejnë vetëm si një sallë me shumë për ndeshje politike, sepse produkti i tyre ka qenë thuaj afër zeros, pavarësisht qindra orëve të diskutimeve, debateve, kundërshtive, replikave, batutave dhe përbetimeve. Gjelat luftëtarë që duhet të ishin realisht pula të rrjepura përballë fakteve, arrinin në çdo rast të dilnin po si gjela nga interpretimi politik i fakteve në salla të tilla, madje edhe e refuzonin fare dëshminë e tyre.

Komisioni hetimor për CEZ-in, megjithatë bën një diferencë të madhe me pararendësit e tij. Kryesisht, për shkak të protagonistëve të përfshirë, emrave që janë hedhur në lojë dhe më pak akoma, edhe për shkak të shifrave të frikshme që deklarohen si të grabitura reciprokisht nga palët. Diferenca e këtij komisioni me të tjerët qëndron tek fakti që dy kryeministra, paraardhësi dhe pasaardhësi, Berisha dhe Rama, pavarësisht motiveve, pavarësisht emocioneve e pavarësisht llogarive, kanë dëshmuar pëpara panelit parlamentar të vërtetën e tyre. Nëse i pari i drejtohej drejtuesit të seancës Balla me fyerjen “o shpifës”, i dyti i drejtohej Spahos, me ironi me titullin “o profesor”.

Titujt,“O shpifës dhe o Profesor”, ishin dy kuaj me ngjyra të ndryshme që shërbyen për të kaluar publikisht një lumë me ujë goxha të turbullt, në fakt. Por, nuk është kjo pjesa më e rëndësishme dhe që e bën këtë komision të veçantë në krahasim me paraardhësit e tij. Për shumë e shumë arsye, qoftë Berisha, qoftë Rama u ndjenë të detyruar nga presioni politik dhe publik (deri diku edhe policor), për të dhënë shpjegime për akte zyrtare të marra gjatë qeverisjes së tyre. Në një kuptimin, si dy kryeministra të një republike parlamentare, ata dhanë të dy llogari përpara një mekanizmi parlamentar.

Dëshmia e tyre nuk ndryshon botën e vogël shqiptare, por dukshëm ngushton kostumet e paprekshmërisë dhe imunitetit tradicional kryeministror. Si një hap i parë e pothuaj vullnetar që redukton plotfuqishmërinë e krerëve të ekzekutivit dhe paqortueshmërinë e tyre të mbartur në vite. Pothuaj dy vjet më parë, edhe njëri, edhe tjetri dëshmuan përpara prokurorisë, për dijeninë e tyre në një çështje penale, por kjo është histori tjetër, e cila gjithashtu thekson ndarjen e palëve dhe pandryshueshmërinë e aksiomës: çfarë është sukses për një palë është torturë për palën tjetër.

Për një koincidencë të kalendarit, dëshmia e Ramës ndodhi në të njëjtën ditë, kur KQZ mori vendim për heqjen e mandateve të tre të zgjedhurve me votë popullore, Selami, Rroshi e Tahiri. Vetëm pak minuta më pas, jo për koincidencë në kohë, amabasada amerikane reagoi menjëherë publikisht duke e quajtur një akt të tillë si një fitore për popullin shqiptar. Dhe gjithashtu edhe si “…një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë të jenë kandidatë për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit”. Në të vërtetë ky nuk është paralajmërim as për ta dhe as për votuesit shqiptarë. Eshtë paralajmërimi se, pavarësisht kostos morale, njerëzore apo dhe të vërtetës së Selamit, Tahirit, Roshit dhe një numri tjetër kolegësh të tyre në Kuvend apo pushtet vendor në një të nesërme të afërt, në Shqipëri po ndryshon diçka për mirë. Ky është një lajm që duhet të gëzojë optimistët, që edhe kur gota duket  tërësisht bosh, kanë kurajo ta shohin atë të lagur. Sidomos në një botë si bota e vogël e Tiranës, ku shpesh nuk kuptohet kush është peng i kujt? I burimit të ujit apo kujtesës së të shkuarës? I njerëzve apo i fakteve? Dhe kjo nuk është pak në një vend, ku suksesi është edhe torturë. Edhe i njerëzve, edhe i sprovave njerëzore në politikë.

/javanews.al/

Etiketa: çift gazmordiskutimehipokritkundershtiLorenc VangjeliReplikasuksesitortura

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Nëna ndihmon nipin të përdhunojë vajzën e saj

Itali/ Shqiptari rrëmben e përdhunon minorenen për 4 ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com