Si pasojë e stuhisë me erë të fortë e shi rrebesh, pasditen e sotme në qytetin e Beratit është rrëzuar një pemë shekullore.
Mësohet se pema është rrëzuar aksin Ura e Goricës-Ura e Varur, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në njërin krah të rrugës.
Forcat zjarrëfikëse kanë ndërhyrë për zhvendosjen e pemës, e cila kishte dëmtuar edhe mbrojtësen prej hekuri në anë të rrugës së këmbësorëve.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar apo dëme materiale.
video nga BallkanWeb: