Në prag të zgjedhjeve për këshillat studentorë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne përpara fakultetit të tyre. Studentët pretendojnë se rregullorja e zgjedhjeve është shkelur dhe po manipulohet, pasi kandidatët e zgjedhur për konkurrim nuk janë pjesë e Fakultetit të Mjekësisë.
Sipas tyre edhe shorti për të zgjedhur anëtarët e komisionit Zgjedhor Studentor ka qenë i parregullt.Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar se në rast se nuk garantohet një proces i drejtë dhe transparent i zgjedhjeve studentore, do të kalojnë deri në grevë urie. Zgjedhjet për këshillat studentore do të mbahen më 21 mars.