Strumicë, majmunët fillojnë provat e zërit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Strumicë, majmunët fillojnë provat e zërit

11:34 | 21/07/2017
në Opinion
0

Nga Saimir Demi

Tashmë shumica e të interesuarve e ka një ide të qartë, se çfarë është stadium i Strumicës, ku në 5 shtator është vendosur të luhet ndeshja Maqedoni – Shqipëri. Cilësisht i papranueshëm, pasi nuk flitet vetëm për kapacitetin ekstremisht të kufizuar të impiantit, apo kushtet që ofron për zhvillimin e një ndeshje futbolli të këtyre përmasave, por duket qartë që flitet për një ngrehinë ordinere, e cila mezi qëndron në këmbë, me mure të rrjepur, që nga njëra anë kufizohet nga mbeturinat e një gërmadhe, si ato që kanë mbetur pas çlirimit të Mosulit, ndërsa nga tjetra ka një portë të ndryshkur llamarine, ku qëndron një qen, që duket si qënia më dinjitoze e asaj rrëmuje. Por, dihet tashmë që qëllimi i maqedonëe për ta transferuar ndeshjen ndaj nesh në një ambjent të tillë, nuk ka qenë për të na trishtuar me imazhet sportive që ofron Strumica, por ai i zakonshmi, për të na sulmuar me histerinë e atyre që do të jenë në stadium, në atë 90 minutësh, i cili nuk do të përcaktojë asgjë në fushë, pasi edhe objektivat e mbetura të të dyja skuadrave tashmë janë modeste.

Ata na kanë degdisur për të na lënë në dorë të huliganëve të tyre, për të na fyer, për të na mallkuar si shtrigat. Dhe në fakt kanë filluar me provat e zërit. Të martën, kampionia e Maqedonisë, Vardari i Shkupit, u ndesh pikërisht në Strumicë, ndërsa tifozët e tyre nuk e humbën rastin për të thirrur slloganin pansllav: “Një shqiptar i mirë është një shqiptar i vdekur!”, por veç kësaj, duke tentuar të ngjiten në lartësinë e historisë së tyre të dhunshme ishin kujdesur të ofronin edhe llojin e vdekjes, që ishte në dhoma gazi. Pikërisht kjo përzierje primitiviteti, e mbërritur me mundim deri në kohën e Luftës së Dytë, ku i kanë ndaluar përfundimisht të tre akrepat e sahatit, do të na presë në stadiumin “Mladost”. Madje nuk është hera e parë që do të ndodhë dhe në këtë rast nuk kemi pse bëjmë parashikuesin, pasi shembujt ekzistojnë. Më parë, na kanë transferuar për të luajtur një ndeshje futbolli në rang kombëtaresh, në Prilep, ku na u sulën me egërsi një grup humanoidësh që vetëquheshin me krenari “majmunët”, të cilët nuk na lanë gjë të tmerrshme pa thënë, me rastin e asaj miqësoreje fqinjësh. Dhe për t’u kthyer sërish në Strumicë, a e dini se çfarë i irritoi aq shumë tifozët e Vardarit, për të kërkuar një vdekje për shqiptarët, si në kohën, kur Aushvic drejtohej nga Rudolf Hës? Një ndeshje që skuadra e tyre e luante kundër Malmoes, një skuadër suedeze. Por, gjysma e së keqes që nordikët nuk e kuptonin gjuhën e përzierë të fqinjëve tanë, pasi ky qytet modest në kufi me Bullgarinë do t’u kujtonte egërsinë e paraardhësve të tyre vikingë, më shumë se 1200 vjet më parë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ndërsa UEFA është e gatshme të liçensojë provizorisht një ambjent, ku do të jenë të gatshëm të na linçojnë fizikisht, siç tentuan të bëjnë serbët në eleminatoret e Europianit të Francës, por të paktën ata patën mirësinë të na hapnin dyert e një prej stadiumeve të Beogradit. Fedetara jonë është deklaruar kategorisht kundër zhvillimit të ndeshjes në Strumicë, por duket e pafuqishme, ndërsa stadiumi “Filipi II” do ta ketë përfunduar rikonstruksionin për ndeshjen Real – Mançester, e cila do të luhet rreth dy javë përpara asaj Maqedoni – Shqipëri. Në Federatën Maqedonase edhe drejtuesit e lartë shqiparë mendojnë si sllavë, duke të servirur për zhvendosjen arsye që sigurisht nuk i besojnë. Ndërsa një gjë është e sigurtë, në fillim të shtatorit, si të ishim producentë të National Geographic do të na duhet të eksplorojmë edhe një herë majmunët e vetëm të Ballkanit.

Etiketa: majmunëtmajmunët e Ballkanitprovat e zëritRudolf Hëssaimir demistadiumi “Mladost”Strumicëvardari

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Hambar droge në banesë, në kërkim sarandioti (film)

Hambar droge në banesë, në kërkim sarandioti (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka –

Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka –

15:16 | 12/01/2026
Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit –

Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit –

14:54 | 12/01/2026
Komunikimi me SHBA mbetet i hapur –

Komunikimi me SHBA mbetet i hapur –

14:26 | 12/01/2026
Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –

14:06 | 12/01/2026
Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –

Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –

13:52 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka –
  • Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit –
  • Komunikimi me SHBA mbetet i hapur –
  • Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –
  • Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –
  • Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka –
  • Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com