Pas njoftimeve të pakonfirmuara se një avion rebel po i afrohet qytetit të Stambollit, një gjendje e jashtëzakonshme është vendosur në qytet dhe avion luftarakë “F-16” janë dërguar për të patrulluar hapësirën ajrore turke.
Policia Turke ka rritur urgjentisht praninë e forcave brenda Stambolit dhe ka shtuar pajisjet ushtarake të vendosura në rrugë por edhe ka vendosur avionë të patrullojnë nga ajri qytetin, raportoi Agjensia e Shtetit “Anadolu”.
Automjete të blinduara kanë qenë gjithashtu të vendosura në pikat kyçe të Stambolli, ka raportuar agjencia e lajmeve “Sputnik”.
Raportet e pakonfirmuara të mediave deklaruan se helikopterët e paidentifikuar janë kapur nga radarët mbi qytet, dy ditë pasi avioni rebel u përdor në përpjekjen e një grushti shteti ushtarak.