Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi teksa komentoi shkarkimin e Elisa Spiropalit nga detyra e ministres së Jashtme, nëse qëndron pas vendimit, Belinda Balluku, do të ishte vendim i kompromentuar.
“Në rastin konkret është një rast personal, pasi u shkarkua si ministre e Jashtme. Ajo dhe zoti Rama duhet ta dinë këtë të vërtetë. Nuk e di nëse qëndron apo jo Balluku, varet. Roli i saj i ministre e Jashtme ka qenë i rëndësishëm. Nëse do të ishte për rastin Balluku, s’do të ishte i drejtë, por i kompromentuar. Kjo është çështje e PS-së. Kur ke pushtete të pakufizuara, engjëlli kthehet në djall. Ka nevojë që anëtarët e partisë të kenë më shumë pushtet në vendimmarrje.”, tha ai.
Koçi e cilësoi si një “risi pozitive” ambicien e deputetit Erion Braçe për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës nën siglën e PS-së.
Sipas tij, nuk ka një klimë armiqësore ndaj Braçes brenda partisë, pavarësisht faktit se ai ka qenë shpesh kritik ndaj mazhorancës për çështje të caktuara. Koçi theksoi se përvoja dhe profili politik i Braçes e bëjnë atë një kandidat të përshtatshëm për drejtimin e kryeqytetit.
Petro Koçi, ka komentuar ashpër situatën brenda Partisë Demokratike, duke e konsideruar lidershipin e Sali Berishës si shkakun kryesor të krizës në opozitë.
Sipas tij, përballë kësaj situate, kryeministri Edi Rama e ka të lehtë të sigurojë fitore elektorale, pasi qytetarët, edhe pse mund të kenë kritika ndaj qeverisë, do të zgjedhin atë si alternativë më të qëndrueshme.
Ai kritikoi gjithashtu retorikën e brendshme në PD, duke pretenduar se partia është e përfshirë në përjashtime të vazhdueshme dhe konflikte të brendshme, ndërsa shtoi se dominimi i Berishës mbetet absolut.
Në fund, Koçi ngriti edhe dyshime mbi burimet financiare që, sipas tij, mbështesin aktivitetin politik të opozitës, duke theksuar se një varësi e tillë nuk mund ta çojë PD-në drejt suksesit afatgjatë.
“Protestën e radhës së PD e shoh si dështimin e radhës. Habitem kur thonë që këto i bëjnë për të arritur vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Si mund të rropatësh njerëzit rrugëve dhe të rrezikshme se ata me molotovë nëpër duar mund të dëmtohen edhe vetë. Ata vetë janë simboli i anormalitetit kur thonë se po përjashtojnë armiqtë që zbulojnë brenda çdo ditë e çdo orë. Nuk krijohet normalitet me grushte, shkelma e zjarr. Kur kanë krijuar normalitet ata me këto bëma? Kjo ka lidhje me situatën e brendshme në PD, do bëhen zgjedhjet, duhet të përjashtohet Salianji sipas tyre, sepse aty është vetëm Berisha mbret mbi mbretërit. Ai është edhe investitori kryesor i financimit të gjithë këtij projekti politik të viteve të fundit. Se ku i ka paratë që paguan deri në SHBA për të hequr njollën që ka, besoj se kjo varësi financiare që ka PD nga familja Berisha nuk e çon dot larg”, u shpreh ai.
gijotina.com/










