Spiropali fut në mënyrë të beftë në Kuvend projektligjin e PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, PD: Ju duhet për vota, turp! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiropali fut në mënyrë të beftë në Kuvend projektligjin e PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, PD: Ju duhet për vota, turp!

14:22 | 05/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Një debat i ashpër mes mazhorancës dhe opozitës lindi këtë të enjte në Kuvend, pasi kryeparlamentarja Elisa Spitropali njoftoi futjen me procedurë të përshpejtuar në rendin e ditës të një projektligji për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje.

Pa dhënë detaje të tjera rreth nismës, Spiropali tha se projektligji është firmosur nga 40 deputetë të mazhorancës dhe është dorëzuar paraditen e kësaj të enjteje në Kuvend. Opozita nga ana tjetër kundërshtoi futjen në mënyra të beftë në rendin e ditës të një projektligj për të cilin ata nuk janë njoftuar më herët, nuk është në rendin e ditës dhe nuk janë njohur me të. Madje, ligjvënësit e opozitës akuzuan se nisma nuk është depozituar në Kuvend sipas rregullores, por sipas tyre, firmat po mblidheshin aktualisht.

“Kuvendi s’është kafene dhe mbi të gjitha jo një sallë ku të talleni me deputetet. Na e vini në dispozicion lëresën, por s’është depozituar, sepse s’është njoftuar në nisje të seancës nga ana juaj. Nëse jeni duke e bërë gati silleni sipas rregullores”, tha kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi.

Read more

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin –

Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku” –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

Kryeparlamentarja Spiropali mohoi akuzat dhe i kërkoi sekretarisë së Kuvendit të vërë në dispozicion të kreut të grupit parlamentar projektligjin e depozituar me firmat e deputetëve të mazhorancës. Ajo njoftoi se projekligji do të votohet në fund të seancës.

Deputetët e tjerë socialistë u shprehën se projektligji është depozituar sipas rregullores.

“Ligj me porosi për zgjedhje”

Nismë e socialistëve për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, deputetët demokratë e cilësuan një “ligj me porosi” që vjen për efekt elektoral.

“Jeni kukulla të oligarkëve. Të ligjeve të porositura të Edi Ramës”, tha Bardhi, i cili shtoi se faljen e gjobave e ka parashikuar një vendim i Gjykatës Kushtetuese.

““Do duhet të informosh qytetarët që gjobat nuk po i shfuqizon ti. I ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese. Ka shfuqizuar shkronjën të ligjit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit për pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim. Në kundërshtim flagrant institucionet në varësi tuaj kanë vijuar të zbatojnë një ligj të shfuqizuar në 2022 nga Gjykata Kushtetuese. Ajo që po sillni sot këtu nuk është aq më shumë e një veprimtarie terrori ndaj qytetarëve për gjoba që Gjykata Kushtetuese ia kishte shfuqizuar dhe ju për interesa kriminale presioni për zgjedhjet e vitit 2023 i gjobisnit qytetarët në këmbim të presionit për votë. Një raport nga KLSH që e ka konsideruar këtë një grabitje të qytetarëve. Kjo është arsyeja pse ju keni sjellë me urgjencë një projektligj që bën sikur i fal gjobat kur e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese me vendimin 15 datë 22.06.2022”, tha Bardhi.

“Tani zonjë a mund të më shpjegoni, a mos vallë ujku është veshur me lëkurën e qengjit. A ishit ju që ju thoshit shqiptarëve që koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Që burgosët 38 mijë shqiptarë se pse rregulluar një dritare, një parvaz, apo një kotec pulash. A ishit ju që keni burgosur 38 mijë shqiptarë edhe për një 5 mijë lekësh të vjetra energji elektrike. Si do ti jepni ju llogari atyre familjeve që njerëzit u kanë vrarë veten, për shkak të burgut që i keni futur ju. Se tani, po ju thoni shqiptarëve që po vijnë zgjedhjet, se këta përbindësha, këta ujqër, të tërbuar na paskan veshur lëkurën e deles”, tha Flamur Noka.

“Pse, sepse ju duhet vota. Jo absolutisht jemi ne që kemi mbrojtur interesin publik të shqiptarëve, jemi ne PD dhe opozita që ju kemi thënë që ditën e parë që ju ndërmorët një reprezalje ndaj shqiptarëve. Kjo që keni bërë ju, kalon kufijtë e njerëzores dhe shkon drejt gjenocidit. Tani ju po tregoni se dashkeni të bëni ligj, duke gënjyer. Ju jeni turpi i historisë dhe harrojeni, çdo gjë që bëni, memoria e shqiptarëve nuk mund të fshihet, por do ju fshijë ju, siç e meritoni”, shtoi ai.

Deputeti tjetër demokrat Bledion Nallbati tha se është hipokrizi që ky projekt-ligj të vijë 12 vite pasi janë “masakruar qytetarët e thjeshtë me ndërtime të thjeshta në banesat e tyre”. “Me këtë dhembshurinë e faljes së gjobave na këputët shpirtin me thënë të drejtën, ju që keni 12 vjet që masakroni njerëzit dhe arrestoni hallexhinj që ndërrojnë çatinë e që ndërrojnë një dritare. Tani u kujtuat, vutë dorën në zemër e u bëtë të dhembshur. Ky është një turp i madh dhe nuk ka rob që e ha. Na jepni një mjekim se nuk na mban zemra me këto…Ne patjetër jemi kundër kësaj, kemi 12 vjet që ulërasim për këtë. Turp që i bëni se nuk i beson njeri këto!”, deklaroi Nallbati.

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka akuzuar qeverinë Rama se ka arrestuar njerëz për 5 mijë lekë të vjetra.

Sula kujtoi edhe të ndjerin Qamil Zela, i cili vari veten në burg pasi ishte arrestuar për 38 mijë lekë të vjetra, se nuk kishte paguar energjinë elektrike.

“A ju kujtohet i ndjeri Qamil Zela që vari veten për 38 mijë lekë të vjetra, në Rrogozhinë. Harruat, e futët në burg dhe vari veten. Harruar nënë Pashakën në Vlorë që e arrestuat, 80 vjeçe për kasollen e pulave. I keni harruar të gjitha këto, jeni të çuditshëm. A i harruat gjithë fshatarët, që për një për një avlli, gjysëm çatie, një gardh që i keni futur brenda. Që përveç 5 milionëshit të gjobës, i keni dërguar edhe për ndjekje penale. Dhe tani bëni sikur ju qan shpirti për këta. I harroni këto, paguajnë avokatin, për të mos thënë se paguajën dhe gjyqtarin e prokurorin që të mos marrin një dënim”, tha Sula, të cilit Spiropali i ndërpreu fjalën.

Na ana tjetër, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u tregoi muskujt opozitës, teksa u shpreh se mazhoranca do ta votojë e vetme nismën pasi i ka votat.

Të Lidhura

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –

nga 27
11:51 | 18/03/2026
0

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka bërë sot publike vendimet për javën e fundit futbollistike...

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo –

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin –

nga 27
11:37 | 18/03/2026
0

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit Ilir...

Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku” –

Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku” –

nga 27
11:03 | 18/03/2026
0

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka reaguar nga Brukseli, ku ndodhet në një takim në selinë qendrore të Partisë Popullore Europiane (EPP), duke ngritur shqetësime...

Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

nga 27
10:55 | 18/03/2026
0

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa të menjëhershme për të përballuar thellimin dhe zgjatjen e papërcaktuar...

Para
Prokuroria e Tiranës i kalon SPAK-ut dosjen e mikrokredive: Guvernatori Sejko nuk veproi në kohë për të ndaluar abuzimet

Prokuroria e Tiranës i kalon SPAK-ut dosjen e mikrokredive: Guvernatori Sejko nuk veproi në kohë për të ndaluar abuzimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –

11:51 | 18/03/2026
Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo –

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin –

11:37 | 18/03/2026
Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku” –

Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku” –

11:03 | 18/03/2026
Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

10:55 | 18/03/2026
Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

10:37 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –
  • GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin –
  • Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku” –
  • Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –
  • Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –
  • Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet) –
  • GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com