Kryeqyteti i Islandës, Reykjavik fiku të gjitha dritat e qytetit për t’u dhuruar mundësinë e paharrueshme rezidentëve dhe vizitorëve që të shijojnë dritat e “Aurora Borealis” duke vallëzuar.
Këshilli i qytetit urdhëroi të mërkurën që shumicat e dritave nëpër qytete të fikeshin për një orë, për të ndihmuar kështu që spektakli i “Dritave të Veriut” të dukej më qartë. Këshilli kërkoi gjithashtu nga drejtuesit e mjeteve të kishin kujdes teksa lëviznin Brenda qytetit.
Fotot janë marrë nga rrjetet sociale të personave të pranishëm në spektaklin e dritave jeshile, blu dhe vjollcë në Islandë.
https://www.instagram.com/p/BK68rPYDwoT/
/CNN/