Policia spanjolle ka vrarë një person pak pas orës 06:00 të mëngjesit të ditës së hënë, pasi ai hyri në komisariatin e Cornellà de Llobregat të Barcelonës i armatosur me një thikë dhe duke bërtitur “Allahu Akbar” (Allahu është i madh).
Burri hyri deri në recepsionin e godinës “me qëllimin për të sulmuar agjentët”, sipas njoftimit të policisë në Twitter.
Njëri prej policëve e ka qëlluar, duke e vrarë në vend. Viktima ka origjinë algjeriane dhe ishte 29 vjeç.
/topchannel/