SPAK zbuloi tenderin 6.5 mln € të Ardian Çelës për Klodian Zoton – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK zbuloi tenderin 6.5 mln € të Ardian Çelës për Klodian Zoton –

13:40 | 16/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Në qershor 2023, Bordi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), nën kontrollin e plotë të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, vendosi të lirojë nga detyra Administratorin e ndërmarrjes, Ardian Çela. Argumenti zyrtar ishte përfundimi i afatit 3-vjeçar në detyrë. Largimi i Çelës ishte i motivuar “ligjërisht”, por ai kërciste shumë politikisht.

Çela ishte një prej drejtorëve që kishte mbajtur postin më gjatë se shumë e shumë zyrtarë të lartë në qeverisjen e Edi Ramës. Ndoshta qëndrimi gati 10-vjeçar në Operatorin që menaxhon qindra miliarda lekë, mund ta ketë konsumuar dhe ndërmarrja ka pasur nevojë për menaxhim të rij.

Por, nën qeverisjen e Edi Ramës, lëvizjet e njerëzve të fuqishëm duhen parë nëse pasohen me ndonjë lëvizje të mundshme nga strukturat hetimore, sidomos nga SPAK-u. Kështu ndodhi me Lefter Kokën, me Alqi Bllakon, me Vangjush Dakon dhe, me shumë mundësi, kështu pritet të ndodh edhe me Ardian Çelën.

Vetëm pak ditë pasi Çela dorëzoi detyrën tek këshilltari i Ballukut, Enea Karakaçi, në media publikohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Parlamentit të Shqipërisë, ku kërkohej autorizimi për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Diçitura: Këshilli Mbikqyrës i OSHEE largon nga detyra Ardian Çelën në 21 qershor 2023 dhe emëron Enea Karakaçi

Në dosjen me mbi 300 faqe, disa paragrafë janë fokusuar tek një tender me vlerë rreth 6.5 milionë euro të zhvilluar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vitin 2016. Ky tender është zhvilluar në “fshehtësi” dhe është fituar nga kudo-gjendurat kompani që fshihnin interesat e bosëve të plehrave, Klodian Zoto dhe Klodian (Mirel) Mërtiri.

Tenderi i “fshehtë” i OSHEE-së së Çelës

Në dosjen hetimore të SPAK-ut thuhet se “nga ekspertimi i kompjuterit të Klodian Zotos janë identifikuar komunikime me e-mail që lidhen me një procedurë për blerje matësash të energjisë elektrike”.

Gjatë hetimit është “administruar një shkresë në gjuhën angleze, datë 18 Tetor 2016, në zyrat e OSHEE-së, i hartuar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, ku është vendosur kryerja e vlerësimit të dokumentave të dorëzuar nga operatorët ekonomikë për tenderin me numër reference “ICB NO-PRG-G-ICB-3/1”.

Më tej, SPAK thotë se në datën 02 Shkurt 2017, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka shpallur fitues të procedurës bashkimin e tre operatorëve: “A&E Distribution”; “Integrated Technology Service” (të Klodian Zotos) dhe kompaninë kineze “Ningbo Sanxing Smart Electric Co”. Vlera e kontratës është 673.055.761 lekë ose rreth 6.5 milionë euro.

Diçitura: SPAK zbuloi rezultatet e tenderit 6.5 mln euro vetëm në zyrat e OSHEE

Nga të dhënat e SPAK-ut rezulton se ky tender është zhvilluar në “errësirë” të plotë, pasi prokurorët e posaçëm kanë gjetur të dhëna për këtë procedurë vetëm gjatë kontrollit në zyrat e OSHEE-së. Po ashtu, “Gijotina” zhvilloi kërkime për të zbuluar të dhëna mbi këtë tender, por nuk rezultonte asnjë detaj në burimet e hapura. Në kohën e zhvillimit të kësaj procedure tenderuese, OSHEE drejtohej nga Ardian Çela.

Tender “i kopsitur” për Zoton?

SPAK dyshon se kjo procedurë tenderi është përgatitur për t’u fituar posaçërisht nga Klodian Zoto dhe bashkëpunëtorët e tij. Këtë dyshim, prokurorët e kanë ngritur pasi kanë siguruar komunikime të shumta elektronike para zhvillimit të procedurës.

Në datë 12 Dhjetor 2013, Klodian Zoto i dërgon një e-mail Mirel Mërtirit dhe bashkëpunëtorit të tyre, Francesko Pistrito, me titull: “Mendon se ky është drafti final”.

Sipas SPAK-ut, ky e-mail bën fjalë për draft “marrëveshjen e blerjes” midis Ningbo Sanxing Smart” dhe “Integrated Technology Service” të Zotos. Kompania e Zotos parashikonte që, gjatë viteve 2015-2016-2017 të furnizojë shoqëritë energjitike në Shqipëri me 1.15 milionë matësa inteligjentë të energjisë dhe 0.6 copë matësa energjie të thjeshtë.

Në vijim, në 11 Mars 2014, Zoto u dërgon sërish e-mail Mërtirit dhe Pistritos, me titull: “decisione-Vendimi” dhe bashkëlidhur dokumenti “Republika e Shqipërisë, vendim.doc”.

Ky dokument është në gjuhën angleze, ka logon e Republikës së Shqipërisë dhe të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), përmban vitin 2014, por pa numër vendimi dhe me objekt “Miratimin e ekzekutimit të projektit për financimin, instalimin dhe menaxhimin e sistemit nëpërmjet matësave elektrik wireless”.

Diçitura: SPAK ka identifikuar bisedat paraprake të “Zoto & co” për tenderin e matësave

Në 27 Qershor 2016, sipas dokumentave, rezulton të jetë bërë publikimi i dokumentave standarte të tenderit me objekt “Blerje matësash elektrikë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shqipëri”, me numër projekti “FRB-PRG-G-ICB-3/1”.

Dokumentat e tenderit rezulton se janë tërhequr nga “Integrated Technology Service” (ITS) e Klodian Zotos dhe “F.M.O”, e cila fsheh gjithashtu interesat e Zoto-Mërtirit, siç konstatoi së fundmi SPAK, i cili e vendosi nën sekuestro edhe këtë shoqëri.

Siç u përmend më lart, ky tender, me vlerë rreth 6.5 milionë euro u fitua nga “ITS” e Zotos, në bashkëpunim me “A&E Distribution” dhe “Ningbo Sanxing Smart”. Duket se gjithçka është përgatitur si një “kostum” i majmë për Zoton dhe njerëzit e tij.

Dëshmia e italianit Pistrito

Francesko Pistrito është pyetur nga prokurorët e SPAK-ut lidhur me këtë procedurë tenderuese. Ai deklaron se është përfshirë në projekt si konsulent financiar. Ai mban mend se ka qenë një herë i pranishëm në një takim të zhvilluar nga përfaqësues të Bankës Botërore (financuesit e projektit të matësave inteligjentë të energjisë elektrike). Ky takim është bërë para zhvillimit të tenderit.

Po ashtu, ai kujton edhe një takim tjetër, me Drejtorin e Përgjithshëm të OSHEE-së. Ky i fundit, sipas Pistritos, nuk ishte i bindur teknikisht për projektin që përfaqësonte konsulenti italian (përfaqësonte Zoton etj). Ai projekt nuk u zbatua, pavarësisht se propozuesit kishin marrë viston e Bankës Veneto për lëshimin e kredisë, pasi vetë Pistrito kishte diskutuar këtë gjë me drejtuesin e bankës. Ai projekt që nuk u realizua parashikohej në vlerën 9 milionë euro.

Në atë takim nuk ishte bërë publik asnjë tender. Pistrito deklaron se ka qenë në atë mbledhje me kërkesë të drejtuesit të OSHEE-së, i cili kërkonte të ishin të pranishëm të gjithë konsulentët financiarë të “ITS”. Pistrito mendon se e ka dërguar në atë takim Klodian Zoto.

Diçitura: Deklarimet e konsulentit financiar, Francesko Pistrito për SPAK

Për këtë projekt, Franceso Pistrito deklaron se ka qenë në Kinë, për të takuar një person përgjegjës për të diskutuar për një investim të madh në Shqipëri. Kompania ishte shumë e rëndësishme në Kinë, quhej “Ningo Sanxing”, e cila ishte e pesta në atë vend për prodhimin e matësave elektrikë. Ata ishin në gjendje për ta bërë furnizimin.

Pistrito deklaron se ka qenë i shoqëruar në atë udhëtim nga Mirel Mërtiri dhe një inxhinjer i kompanisë së Klodian Zotos. Më vonë, ato ditë, në Kinë kishte një organizim qeveritar, në të cilin, Pistrito deklaron se rastësisht takoi ministrin Arben Ahmetaj, i cili gjendej për vizitë zyrtare.

Në momentin e takimit me Ahmetajn, financeri Pistrito deklaroi se ishin të pranishëm edhe Mirel Mërtiri dhe inxhinjeri i Zotos. Ai u deklaron prokurorëve të SPAK-ut se ka takuar edhe zyrtarë të tjerë qeveritarë që gjendeshin në atë delegacion, por nuk i njihte emrat e tyre.

Lexo edhe:Inceneratorët, Zoto-Mërtiri i paguan vetes 45 mln euro (faturat)

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë –

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO) –

Të Lidhura

nga 27
23:27 | 31/03/2026
0

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

nga 27
23:03 | 31/03/2026
0

Shqipëria është mundur me rezultatin 1-0 në miqësoren ndaj Ukrainës, ndeshjen mes dy skuadrave që vinin si humbëse të gjysmëfinaleve...

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë –

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë –

nga 27
22:53 | 31/03/2026
0

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të “play-offit” të Botërorit 2026, duke shuar ëndrrën për SHBA, Kanada e...

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO) –

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO) –

nga 27
22:11 | 31/03/2026
0

Kosova mat forcat me Turqinë në orën 20.45, në sfidën që vlen një biletë për në Botëror. Dardanët pas një...

Para
Kush pengon zgjedhjet në Kosovë, do të ketë pasoja –

Kërkesat e SHBA-së ndaj Kosovës nuk janë presion -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –

23:27 | 31/03/2026
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:03 | 31/03/2026
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë –

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë –

22:53 | 31/03/2026
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO) –

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO) –

22:11 | 31/03/2026
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO) –

21:57 | 31/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –
  • Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
  • Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë –
  • Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO) –
  • Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO) –
  • Kosova ndalet nga traversa, Asllani afër supergolit në “Fadil Vokrri” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –
  • Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com