Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj.
Konkretisht për drejtoreshën e AKSHI-, Mirlinda Kërçanaj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat “arrest me burg”.
Kujtojmë se banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor. Dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.










