SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin –

15:30 | 17/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala –

Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë –

Presidenti të zgjidhet nga populli –

Presidenti të zgjidhet nga populli –

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do të diskutohet dhe miratohet buxheti i vitit 2026 për kryeqytetin.

Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkoi zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët. Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore. Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.

“Ne Altin Dumani dhe Ols Dado, Prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi u njohëm me kërkesën e nënshkruar nga Sekretari i Këshillit Bashkiak Tiranë, me nr. Prot. 42497/2 datë 16.12.2025, KONSTATUAM Se anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë, kanë paraqitur kërkesë për lejim të përkohshëm për pjesëmarrje fizike të të pandehurit të paraburgosur Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet në një nga datat 16 deri në 18.12.2025.

Në lidhje me këtë kërkesë, duhet mbajtur në konsideratë fakti se ligjvënësi, referuar ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, neni 73 pika 1 dhe 2, ka përcaktuar: se “I burgosuri ka të drejtën të përfitojë leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit. Kjo periudhë përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit. Leja e veçantë për të dënuarin jepet nga Drejtori i Institucionit, ndërsa për të paraburgosurin jepet nga Drejtori i Institucionit, me pëlqimin paraprak të prokurorit.

Gjithashtu, bazuar në VKM nr. 209 datë 06.04.2022 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”, nenet 101-105, konstatohet i njëjti rregullim përsa i përket rasteve të lejeve të veçanta, të cilat janë shterruese, duke referuar përsëri tek sëmundjet e rënda të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit.

Në këto kushte, arrihet në përfundimin se kërkesa e bërë për lejimin e përkohshëm të shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj, për pjesëmarrje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 16- 18.12.2025, e trajtuar si kërkesë për leje e veçantë nga organi procedues, nuk përmbush kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor përkatës.

Për këto arsye, bazuar në nenin 73 pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 81/2020 si dhe VKM nr. 209 datë 06.04.2022, VENDOSËM

1. Mosdhënien e miratimit paraprak në lidhje me Kërkesën për Leje të Veçantë, përsa i përket pjesëmarrjes fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në datat 16-18 të muajit në vazhdim, të shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj.

2. Të njoh me këtë vendim kërkuesin.”– thuhet në njoftim.

Të Lidhura

Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala –

Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala –

nga 27
18:14 | 05/03/2026
0

Disa ditë pas alarmit se qumështi për fëmijë i prodhuar nga Nestlé rezultoi i kontaminuar me toksinën cereulide, Mbretëria e...

Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë –

Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë –

nga 27
18:02 | 05/03/2026
0

Personi që shihni në foto është Luan Maçi, 42 vjeçari që vodhi sot nën kërcënimin e armës së zjarrit 300...

Presidenti të zgjidhet nga populli –

Presidenti të zgjidhet nga populli –

nga 27
17:46 | 05/03/2026
0

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se mbështet kërkesën e Vjosa Osmanit për amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Lëvizja...

Presidenti të zgjidhet nga populli –

Presidenti të zgjidhet nga populli –

nga 27
17:44 | 05/03/2026
0

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se mbështet kërkesën e Vjosa Osmanit për amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Lëvizja...

Para
EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe drogë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli –

EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe drogë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala –

Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala –

18:14 | 05/03/2026
Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë –

Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë –

18:02 | 05/03/2026
Presidenti të zgjidhet nga populli –

Presidenti të zgjidhet nga populli –

17:46 | 05/03/2026
Presidenti të zgjidhet nga populli –

Presidenti të zgjidhet nga populli –

17:44 | 05/03/2026
Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike

Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike

17:34 | 05/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala –
  • Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë –
  • Presidenti të zgjidhet nga populli –
  • Presidenti të zgjidhet nga populli –
  • Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike
  • Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala –
  • Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com