SPAK në gjurmët e parave të Ballukut! Si u rrit “4 A-M” nga hiçi në “peshkaqen” të tenderëve të ARRSH, KESH dhe OSHEE – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK në gjurmët e parave të Ballukut! Si u rrit “4 A-M” nga hiçi në “peshkaqen” të tenderëve të ARRSH, KESH dhe OSHEE –

10:24 | 17/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

U ndihmua nga tre persona –

Imuniteti i Ballukut nuk futet në rendin e ditës në kuvend, Rama synon të djegë afatet –

‘Përdori gjuhë fyese’, PS kërkon përjashtimin e Shehajt për 20 ditë nga parlamenti –

Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagoset efektivi i forcave “Shqiponja” (Emri) –

Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar disa transferta parsh të kryera nga kompania 4 A-M jashtë Shqipërisë. Prokurët e SPAK dyshojnë se këto transferta parash mund të kenë lidhje me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndërkohë që verifikimet janë në proces.

Por si u shndërrua 4 A-M nga hiçi në një nga kontraktorët më të mëdhenj të shtetit? Zanafilla e suksesit fillon me Albcontrol.

Ndonëse fillimisht shihej si një kompani e lidhur me Partinë Demokratike për shkak edhe të origjinës tropojane të pronarëve të saj, në vitin 2012 kompania 4 A-M ishte vetëm një ndërmarrje modeste me një xhiro prej rreth 3.3 milionë eurosh. Por me ardhjen e socialistëve në pushtet, kompania e zotëruar nga Ardit Metaliaj dhe vëllezërit e tij nisi të ngjitej me një shpejtësi të rrufeshme duke u shndërruar në një nga peshkaqenët më të mëdhenj të fondeve publike.

Në vitet 2014-2015, 4 A-M mori disa kontrata të rëndësishme në Albcontrol, gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Belinda Balluku. Kjo me sa duket ishte pikënisja e një marrdhënie të veçantë, e cila do të forcohej edhe më shumë gjatë viteve në vijim, teksa pushteti i Ballukut rritej në mënyrë eksponenciale.

Në vitin 2018, xhiroja e kompanisë shkoi në 20 milionë euro. Një vit më vonë, në janar të vitit 2019, Belinda Balluku u emërua në krye të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Dhe e ardhmja e 4 A-M nuk kishte si të ishte ndryshe, përveçse e ndritur.

Në vitin 2020, kompania realizoi një qarkullim vjetor prej 30 milionë eurosh. Por teksa pushteti i Ballukut konsolidohej edhe më shumë, kështu shtohej edhe fluksi i parave të buxhetit drejt 4 A-M. Në vitin 2021, kompania arkëtoi 43 milionë euro dhe në 3 vitet e fundit xhiroja e saj është konsoliduar në nivelin e 50 milionë eurove në vit.

A ka rënë SPAK në gjurmët e parave të Belinda Ballukut?

Rritja e forte e 4 A-M

Pjesa dërrmuese e këtyre parave vinin nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, KESH dhe OSHEE, tre institucione në varësi direkte të Belinda Ballukut.

Në rrethet e bizneseve, të cilat kryejnë punë publike në infrastrukturë, flitej shpesh për disa kompani të preferuara në ministrinë e Infrastrukturës. Ato ishin 4 A-M e Metaliajve, 2T e Sakove dhe Alko Impex.

Bëhet fjalë për tre kompani, të cilat u rriten eksponencialisht me ardhjen e Belinda Ballukut në krye të ministrisë së Infrastrukturës duke arritur të qarkullonin deri në 130 milionë euro në vit të marra së bashku. Jo rastësisht të treja kompanitë gjenden edhe në tenderat e Unazës së Madhe, për të cilat SPAK njoftoi një ditë më parë se e ka marrë nën hetim Ballukun.

4 A-M ishte fituesja e lotit të dytë së bashku me Ed Konstruksion dhe IDK Konstruksion me vlerë 25 milionë euro, ndërsa 2T dhe Alko Impex morën kontratën e lotit të shtatë me vlerë 23.5 milionë euro, në tortën e madhe të Unazës për të cilën SPAK dyshon se është ndarë e gjitha me tendera fiktivë dhe të paracaktuar.

Por teksa hetimet për zëvendëskryeministren vazhdojnë dhe SPAK ka kërkuar në Parlament heqjen e imunitetit të saj, një nga pistat kryesore të tyre janë flukset e lëvizjes së parave dhe transfertave të dyshimta, që kompanitë me status special kanë bërë jashtë Shqipërisë./Kapital.al

Të Lidhura

U ndihmua nga tre persona –

U ndihmua nga tre persona –

nga 27
10:20 | 04/03/2026
0

  Drejtori i Mjedisit në IKMT, Klesti Çela është shpallur në kërkim pasi dhunoi në zyrë me qytën e pistoletës...

Imuniteti i Ballukut nuk futet në rendin e ditës në kuvend, Rama synon të djegë afatet –

Imuniteti i Ballukut nuk futet në rendin e ditës në kuvend, Rama synon të djegë afatet –

nga 27
09:56 | 04/03/2026
0

Çështja e imunitetit të Belinda Ballukut vijon të zvarritet nga pala socialiste, prej vitit të kaluar. Edhe pse SPAK ka...

‘Përdori gjuhë fyese’, PS kërkon përjashtimin e Shehajt për 20 ditë nga parlamenti –

‘Përdori gjuhë fyese’, PS kërkon përjashtimin e Shehajt për 20 ditë nga parlamenti –

nga 27
09:32 | 04/03/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Sociaiste ka kërkuar masë disiplinore ndaj deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia, Agreon Shehaj pas përplasjes...

Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagoset efektivi i forcave “Shqiponja” (Emri) –

Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagoset efektivi i forcave “Shqiponja” (Emri) –

nga 27
09:22 | 04/03/2026
0

Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi shumë të kërkuar...

Para
Vrau kolegun brenda komisariatit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin –

Vrau kolegun brenda komisariatit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U ndihmua nga tre persona –

U ndihmua nga tre persona –

10:20 | 04/03/2026
Imuniteti i Ballukut nuk futet në rendin e ditës në kuvend, Rama synon të djegë afatet –

Imuniteti i Ballukut nuk futet në rendin e ditës në kuvend, Rama synon të djegë afatet –

09:56 | 04/03/2026
‘Përdori gjuhë fyese’, PS kërkon përjashtimin e Shehajt për 20 ditë nga parlamenti –

‘Përdori gjuhë fyese’, PS kërkon përjashtimin e Shehajt për 20 ditë nga parlamenti –

09:32 | 04/03/2026
Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagoset efektivi i forcave “Shqiponja” (Emri) –

Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagoset efektivi i forcave “Shqiponja” (Emri) –

09:22 | 04/03/2026
Kupa e Shqipërisë, formacionet e Tirana-Korabi dhe Partizani-Apolonia –

Një biletë për Europën, 8 skuadra përplasen “kokë më kokë” për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë –

09:16 | 04/03/2026

Më Të Lexuarat

  • U ndihmua nga tre persona –
  • Imuniteti i Ballukut nuk futet në rendin e ditës në kuvend, Rama synon të djegë afatet –
  • ‘Përdori gjuhë fyese’, PS kërkon përjashtimin e Shehajt për 20 ditë nga parlamenti –
  • Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagoset efektivi i forcave “Shqiponja” (Emri) –
  • Një biletë për Europën, 8 skuadra përplasen “kokë më kokë” për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë –
  • Një biletë për Europën, 8 skuadra përplasen “kokë më kokë” për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U ndihmua nga tre persona –
  • Imuniteti i Ballukut nuk futet në rendin e ditës në kuvend, Rama synon të djegë afatet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com