Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një operacion kontrolli gjatë ditës së djeshme në ambientet e burgut të Durrësit. Sipas burimeve, fokusi ka qenë gjetja e aparateve telefonike në qelitë e personave të ndaluar.
Kontrollet janë ushtruar konkretisht në qelitë ku qëndrojnë Ilir Beqaj, Erion Veliaj dhe Aurel Zarka. Përveç kërkimit për sende të ndaluara, prokurorët e posaçëm i kanë kërkuar policisë së burgjeve edhe listën e plotë të personave që kanë vizituar kryebashkiakun e Tiranës gjatë kohës së qëndrimit në izolim.
Ky vendim i prokurorisë vjen pas tensioneve të fundit në procesin gjyqësor administrativ, ku Veliaj ka hedhur akuza publike mbi ligjshmërinë e emërimit në detyrë të një prej prokurorëve të çështjes.








