SPAK hetim pasuror për Ilir Beqajn, heton pronat e ish-ministrit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK hetim pasuror për Ilir Beqajn, heton pronat e ish-ministrit –

14:36 | 19/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Përveç hetimeve për “Korrupsion”, “Pabarazi në tendera” dhe “Shpërdorim detyre”, prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur një hetim paralel, me qëllim gjurmimin e pasurisë së ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Një orientim të tillë për të shtrirë hetimin tek pasuria e Beqajt, SPAK-ut ja kishte dhënë prej muajin Gusht 2023 dhe gjyqtari i posaçëm, Erion Bani.

Ndërkohë, ish-ministri pritet të paraqitet mesditën e nesërme në SPAK për tu marrë në pyetje dhe njohur zyrtarisht me dy masat e sigurisë që SPAK ka vendosur ndaj tij.

Hetimi pasuror ndaj Beqajt ka nisur për të kuptuar ndërhyrjet e tij në garë dhe favorizuar kompaninë “Sani Service”, e cila ka fituar tenderin me vlerë 100 mln euro dhe pronar Ilir Rrapaj.

Deri në këtë fazë të hetimeve, një pjesë e pasurisë së Ilir Beqaj është zbardhur përmes burimeve të hapura të informacionit.

Përmes dokumenteve zyrtare, SPAK ka provuar se Beqaj dhe familjarët e tij gëzojnë disa pasuri në Tiranë dhe jo vetëm, pasi ka indicie të forta përmes dëshmitarëve se Beqaj, ka apartament dhe në zonën e “Lungomares” në Vlorë.

Sipas shkresave të siguruara, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe gruaja e tij, Adriana Beqaj, në datën 19 dhjetor 2016 janë bërë pronarë të një apartamenti me sipërfaqe 198.92 metra katror në Tiranë.

Pasuria ndodhet në kryeqytet në rrugën “4 shkurti“ dhe është blerë kundrejt një shumë prej 142 mijë euro.

Gjithashtu në të njëjtën datë 19 dhjetor 2016, Ilir Beqja dhe gruaja e tij, në të njëjtin pallat ku blenë apartamentin, rezultojnë të kenë blerë dhe një garazh me sipërfaqe prej 20 metra katror.

Po kështu në emër të Ilir Beqaj, rezulton i regjistruar një apartament që ndodhet në rrugën “Pjetër Bogdani” me sipërfaqe 96 metra katrorë.

Por këtij apartamenti në 13 shtator 2010 i është vendosur në kartelën e pasurisë, shënimi i regjistrimit në favor të “Alpha Bank”. Pasuria dhe përfitimet e Beqaj karakterizohen mes ofiqeve të tij në administratën publike dhe biznesit të kompanisë “INTECH+”, e cila ka përfituar një pjesë të mirë të tortës në tenderat publikë.

Edhe pse me fitim të konsiderueshëm, Ilir Beqaj, deklaron se në Gusht 2013 ka shitur 51 për qind të kompanisë INTECH+ tek shoku i tij, Sokol Sinani, me vlerën financiare prej 183 milion lekë të vjetra.

Të ardhura financiare dhe pasuri, Beqaj disponon biznese të tjera si një aktivitet tregtar konsulence në emër të gruas, Adriana Beqaj, dhe firmave të tjera si “Albania Ionian Coast Olive Oil”, “Proinvest Al” të menaxhuara nga bashkëshortja, Adriana Beqaj.

Kompania “Albania Ionian Coast Olive Oil” është hapur në Sarandë në vitin 2019 mes Renata Sinanit dhe Adriana Beqaj, e cila ka si objekt mbjelljen dhe kultivimin e pemëve të ullirit dhe prodhimin e vajit të ullirit me qëllim eksportimi.

Read more

5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –

Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë –

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO –

Të Lidhura

5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –

5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –

nga 27
12:45 | 20/12/2025
0

Një ditë pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pesë anëtaret e PD të këtij Këshilli kanë dalë sot...

Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –

Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –

nga 27
12:34 | 20/12/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim të tij për javën e fundit në rrjetet sociale, ka denoncuar...

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë –

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë –

nga 27
12:29 | 20/12/2025
0

Partia ‘Shqipëria Bëhet’ po proteston para Kryeministrisë. Protesta ka nisur me tensione pasi policia është përplasur fizikisht me protestuesit duke...

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO –

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO –

nga 27
12:15 | 20/12/2025
0

Ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, aktivisti Aulon Kalaja, ka treguar me...

Para
Gati gjyqi për evazion fiskal, ja sa vite mund të dënohet Shakira –

Gati gjyqi për evazion fiskal, ja sa vite mund të dënohet Shakira -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –

5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –

12:45 | 20/12/2025
Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –

Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –

12:34 | 20/12/2025
‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë –

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë –

12:29 | 20/12/2025
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO –

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO –

12:15 | 20/12/2025
“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:59 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • 5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –
  • Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –
  • ‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë –
  • Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO –
  • “Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
  • Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 5 herë u tentua të intimidohen prokurorët –
  • Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com