Spahiu: Nuk mund t’a fshehë më askush, Rilindja na çoi drejt një katrahure financiare (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spahiu: Nuk mund t’a fshehë më askush, Rilindja na çoi drejt një katrahure financiare (film)

18:05 | 31/10/2019
në Shqiperi
0

Ish deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu shprehet se vendin e ka kapluar një situatë e rëndë ekonomike që nuk mund të fshihet nga askush.

Në një dalje për mediat nga selia e LSI-së, Spahiu shpjegon se rasti më i frikshëm është ai i mospagesës së sigurimeve nga më shumë se 1200 ente publike.

“Presioni për të punësuar militantë partie, shkarkimet e pa drejta nga puna, kanë vënë në rrezik pensionet, duke disbalancuar llogaritë e sigurimeve me një deficit prej 110 milionë eurosh. Jemi në një situatë ku nuk diskutohet më rritje pensionesh por a garantohen ato”, shprehet Spahiu.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/714075135779757/

Deklarata e plotë e Përparim Spahiut:

Situata e rëndë ekonomike në vend, e denoncuar kaq shumë nga opozita por që ka rënë gjithmonë në veshin e shurdhër të qeverisë, tashme ka dalë në pah dhe nuk mund t’a fshehë më askush.

Rasti me flagrant, por dhe më i frikshëm, i bërë publik së fundmi, është ai i mospagesës së sigurimeve nga më shumë se 1200 ente publike. Një situatë alarmante për buxhetin e sigurimeve shoqërore ku entet shtetërore nuk paguajnë kontributet.

Presioni për të punësuar militantë partie, shkarkimet e pa drejta nga puna, kanë vënë në rrezik pensionet, duke disbalancuar llogaritë e sigurimeve me një deficit prej 110 milionë eurosh.

Me reformën teritoriale parashikohej rreth 80 milionë euro më pak shpenzime administrative ndërkohë që me rilindjen ka ndodhur krejt e kundërta. Jo vetëm që nuk është kursyer gjë por punësimet e militantëve  pa asnjë kriter na kanë çuar në një situatë kaq të rëndë saqë entet shtetërore, sidomos bashkitë, nuk paguajnë shumën e detyrueshme për pensionet ose më keq akoma, paguajnë punonjës që nuk janë as të regjistruar në zyrën e sigurimeve.

Pra, jemi në një situatë ku nuk diskutohet më rritje pensionesh por a garantohen ato.

Edhe pse pagesa është e detyrueshme, madje përbën dhe vepër penale, nuk kemi parë asnjë masë të marrë pasi nuk mund të zgjidhë çështjen ai që me qëllim e ka krijuar atë.

Shkurtimi i fondeve për investime, pra për më pak ujësjellësës, më pak rrugë, më pak punë publike është një tregues tjetër i katrahurës financiare që ka përfshirë Rilindjen.

52 % e projekteve të programuara nuk kanë marrë asnjë financim në 7 muaj.

Normal që mos financimi I projekteve të planifikuara vjen si rezultat i rënies së të ardhurave si pasojë e mungesës së investimeve por dhe përfundimit të dy projekte të mëdha si ai i TAP dhe Devollit. Prej vitesh kemi ngritur alarmin e mungesës së politikave incentivuese dhe ja ku jemi sot.

Buxhetit, vazhdojnë t’i mungojnë më shumë para, duke rrezikuar jo vetëm pensionet por dhe pagat. Me këto ritme kjo do të ndodhë së afërmi, qeveria nuk do të paguajë dot më mësues, mjekë dhe policë. 610 milionë euro është borxhi i fshehur nga Rama, fakt i denoncuar nga KLSH. 65 milionë euro i mungojnë tatimeve dhe doganave në 9 muajt e parë të këtij viti. Borxhi publik ka kaluar 80%

Rënia e të ardhurave, kryesisht nga TVSH, tregon rënien drastike të konsumit, si tregues bazë I ngadalësimit të ekonomisë

Këto të dhëna tregojnë qartazi gjendjen e rëndë në të cilën është ekonomia shqiptare ku me të drejtë mbizotëron mungesa e shpresës se kjo maxhorancë mund ta nxjerrë nga bataku ku ka rënë e perkthyer në largësim masiv të tyre nga vendi.

Ne po vuajmë një model ekonomik të dështuar si shprehje e koncepteve politike që ka Edi Rama për shtetin dhe ekonominë, koncepte që nuk garantojnë perspektivë dhe zhvillim.

LSI është e gatshme të ballafaqohet mbi platforma e sigurt në suksesin e zgjedhjeve të ardhshme”.

Etiketa: Ish deputeti i LSI-sëPërparim Spahiusigurime shoqeroresituate e rende ekonomike

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Trafik droge dhe vjedhje në Itali, kush janë shqiptarët e arrestuar në Raguza (foto)

Trafik droge dhe vjedhje në Itali, kush janë shqiptarët e arrestuar në Raguza (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com