Sot unë jam Barcelona, sepse jam njeriu, jam dashuria – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot unë jam Barcelona, sepse jam njeriu, jam dashuria

17:10 | 20/08/2017
në Opinion
0

Nga Arian Galdini

Të imagjinojmë pak veten. Ne të gjithë mezi ia dalim që ndërsa rropatemi në punë për të siguruar rrogën mujore, të kursejmë edhe disa para me të cilat të bëjmë pak ditë pushime. Me aq sakrifica sa kursehen paratë, kur ne kemi një punë të ndershme, dëshira jonë më e madhe është që ato pak ditë në të cilat do të pushojmë, të jenë plotësisht tonat, vetëm tonat.
Kursejmë duke pakësuar daljet me familjarë e miq. Kursejmë duke kufizuar huqet e kërkesat tona vetjake. Kursejmë duke lëshuar në cilësinë e ushqimeve, veshjeve, mallrave e shërbimeve që marim, duke marë ato me çmimin më të lirë. Ka prindër e familje që kursejnë duke zvogëluar edhe sasinë e ushqimit ditor. Ka prindër e familje që për tu siguruar familjeve të tyre pushime verore, mbajnë për vite të tëra pa i ndërruar dot, të njëjtat tesha. E kështu me rradhë….
Zoti e krijoi botën në 6 ditë dhe të shtatën e bëri pushim.
Edhe njeriu që është krijuar në shëmbêlltyrën e Tij, punon plot mund e sakrifica gati 1 vit të tërë, vetëm për pak ditë pushime.
Njeriu mezi pret që në ato ditë pushimi, të jetë zot i ditëve dhe vetes së tij.
Por ja që të gjithë këtë rend paqësor ndonëse të vështirë njerëzor, vijnë disa djaj që e kthejnë në makth të papërshkrueshëm.
Të imagjinojmë pak veten.
Pas 1 viti të sertë e plot derte, ne më në fund kemi blerë biletat familjare për të kaluar disa ditë pushime në Barcelonë.
Biletat na kanë kushtuar sa njëri sy i ballit. Kemi prenotuar edhe hotelin që së bashku me llogaritjet e vakteve dhe daljeve e lëvizjeve nëpër Barcelonë, gjithashtu na ka kushtuar sa syri tjetër i ballit.
Kemi mbërritur në mbrëmje në qytetin e Gaudit. Sapo kemi lënë bagazhet në hotel e bashkë me fëmijët kemi dalë të shijojmë magjinë e ecjes nga Plaza Katalunya nëpër Las Ramblas drejt Portit.
Duam të shohim animatorët nëpër Las Ramblas, të dëgjojmë muzikën që e luajnë artistë virtuozë, të provojmë nga një gotë sangria dhe të zhytemi në detin e njerëzve si ne që vijnë nga anekënd botës.
Ndërkohë që ti ndihesh i përfshirë nga e gjithë kjo pritshmëri dehëse dhe lumturuese, ia beh një furgon djajsh që të vret a tmerron fëmijët, të dashurit e zemrës, e ta ndal botën aty.
A ka gjë më të zymtë sot pêr ne njerëzit e paqes, sesa kjo vdekje a tmerr i ardhur prej ferrit?
E di që do të më thoni se ka qytete, vende, njerëz e kombe që jetojnë çdo ditë të jetës së tyre kështu, nën befasinë gjakatare të ferrit që ka zbritur mbi ta.
E di. Nuk kam fjalë ta përshkruaj dot dhimbjen që ndjej për këtë të vërtetë njerëzore. Jam i pafuqishëm ta ndryshoj. Mundem vetëm ta dënoj e mallkoj me gjithe forcën e shpirtit, mendjes e zemrës sime, ferrin bashkë me djajtë e tij që kanë zbritur mbi tokë, kushdo qoftë thirrësi, shkaktari a fajtori.
Megjithatë nuk e pranoj e as e justifikoj dot kurrë që ky ferr të lëshohet si vallëzim i Djallit mbi jetët e pafajshme të njerëzve që jetojnë në paqe.
Asnjë ideal, asnjë arsyetim, asnjë logjikë, asnjë shkas, besim a kushtrim, nuk mund të pranohet si shtysë a argument për Kosën e Vdekjes që shprazet me akte terroriste mbi njerëz të pafajshëm.

Në Barcelonë 8 vite më parë unë kam zgjedhur të bëj muajin e mjaltit bashkë me time shoqe. Barcelona është kthyer në një pikë referimi për dashurinë dhe familjen tonë.
Kthehemi herë pas here në Barcelonë sepse e kemi si ritual dashurie që duhet ta kryejmë gëzueshmërisht.
Edhe këtë 17 gusht, mund të kishim qenë aty. E jo vetëm unë dhe ime shoqe, por bashkë me dy djemtë tanë të vegjël, Davidin dhe Martinin.
Me dridhet mishi kur e mendoj se atë tmerr e lemeri që provuan mbrëmë të tjerë njerëz të pafajshëm, njerëz të dashuruar, familjarë, prindër, fëmijë, mund ta kishim provuar edhe ne.
Kjo derdhje e ferrit mbi tokë, e ka një axhendë. Axhenda e djajve të terrorizmit është që ti dorëzojë njerëzit para frikës.
Sepse njeriu që i dorëzohet frikës është një hap larg nga shndërrimi në adhurues djajsh.
Sot unë jam Barcelona. Jam Barcelona sepse jam njeriu, jam dashuria.
Sot e jetoj dhe pranoj dhimbjen për atë që ka ndodhur në mbremjen e 17 gushtit në Las Ramblas, por e refuzoj frikën.
Zgjedh dashurinë.
Njerëzit zgjedhin gjithmonë dashurinë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Etiketa: 14 viktimaArian GaldiniPlaza Katalunyasulmet terroriste

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Burrel/ Furgoni përplaset me veturën, 4 të plagosur

Burrel/ Furgoni përplaset me veturën, 4 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com