Sot derbi Partizani – Tirana në kryeqytet, policia tregon rrugët që do bllokohen që prej orës 14:00 – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot derbi Partizani – Tirana në kryeqytet, policia tregon rrugët që do bllokohen që prej orës 14:00 –

11:40 | 15/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

PD e Lezhës zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri, ja kush garojnë –

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë –

Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….

Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….

Këtë të dielë në orën 16:30 në stadiumin ‘Air Albania’ do luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për raundin e 24-t të Superligës. Dueli pritet të ndiqet nga mijëra tifozë në stadium, teksa policia ka bërë me dije edhe planin e masave.

‘Blutë’ e Tiranës bëjnë me dije se prej orës 14:00 do jenë të bllokuara disa segmente rrugore, përkatësisht: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Vlen për t’u theksuar se lëvizja e tifozëve të organizua të të dy klubeve do bëhet në rrugë të veçanta dhe nën shoqërimin e policisë, për të shmangur çdo përplasje.

Tifozët e Tiranës do nisen nga Sheshi ‘Skënderbej’, ndërsa ata të Partizanit nga zona e ’21 Dhjetorit’. Gjithashtu në hyrje të stadiumit do ketë kontrolle para hyrjes në impiant, ndërsa nuk do lejohet hyrja e tifozëve pa mjet identifikues.

Masat e plota të policisë:

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, e cila do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 16:30, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 14:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të “Partizanit” do të bëhet si vijon: nisja nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, më pas tek “Libri Universitar”, duke vijuar anash Presidencës, në rrugën “Gjergj Filipi”, tek “Coin”, për t’iu drejtuar tribunës N.

– Lëvizja e tifozëve të “KF Tiranës” do të bëhet si vijon: nisja nga Sheshi “Skënderbej”, tek ish-Hotel “Dajti”, Ura e Dajtit, kthim tek ETC-ja, në rrugën e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, më pas drejt rrugës “Sheh Ahmet Pazari”, “Ambasador 3”, për t’iu drejtuar hyrjeve V–S.

Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj.). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Gjithashtu, fëmijët nën moshën 16 vjeç, edhe nëse janë të pajisur me biletë, nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor (të shoqëruar me dokument identifikimi).

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e tifozëve të identifikuar më parë nga Policia si problematikë në aktivitete të ndryshme sportive.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, gjatë orareve të përcaktuara.

gijotina.com/

Të Lidhura

PD e Lezhës zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri, ja kush garojnë –

PD e Lezhës zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri, ja kush garojnë –

nga 27
12:18 | 15/02/2026
0

Partia Demokratike në Lezhë po zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri të degës lokale. Në këtë garë elektorale marrin pjesë...

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë –

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë –

nga 27
11:48 | 15/02/2026
0

Policia ka arrestuar 35-vjeçaren Elsona Çoba, pas një operacioni kundër emigrantëve të paligjshëm. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur...

Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….

Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….

nga 27
11:30 | 15/02/2026
0

Ndryshimet ligjore që do të firmosë dhe depozitojë nesër Kryeministri Rama bashkë me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, nuk e...

Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….

Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….

nga 27
11:12 | 15/02/2026
0

Ndryshimet ligjore që do të firmosë dhe depozitojë nesër Kryeministri Rama bashkë me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, nuk e...

Para
Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë –

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD e Lezhës zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri, ja kush garojnë –

PD e Lezhës zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri, ja kush garojnë –

12:18 | 15/02/2026
Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë –

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë –

11:48 | 15/02/2026
Sot derbi Partizani – Tirana në kryeqytet, policia tregon rrugët që do bllokohen që prej orës 14:00 –

Sot derbi Partizani – Tirana në kryeqytet, policia tregon rrugët që do bllokohen që prej orës 14:00 –

11:40 | 15/02/2026
Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….

Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….

11:30 | 15/02/2026
Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….

Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….

11:12 | 15/02/2026

Më Të Lexuarat

  • PD e Lezhës zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri, ja kush garojnë –
  • Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë –
  • Sot derbi Partizani – Tirana në kryeqytet, policia tregon rrugët që do bllokohen që prej orës 14:00 –
  • Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….
  • Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….
  • Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, në pranga Erisjaldo Gjuta

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD e Lezhës zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri, ja kush garojnë –
  • Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com